Projekti i Portit të Durrësit, më 24 nëntor mbahet seanca për debat në Kuvend! Debati do të zgjasë 6 orë

Projekti i Portit të Durrësit, më 24 nëntor mbahet seanca për debat në Kuvend! Debati do të zgjasë 6 orë

Kuvendi

Në 24 Nëntor do të mbahet seanca plenare për debatin mes palëve politike sa i takon projektit të Portit të Durrësit, që ka shkaktuar akuza të ashpra të opozitës kundrejt qeverisë.

Nën drejtimin e kryeparlamentares, Lindita u përcaktua që seanca e debatit për portin e Durrësit të mbahet në këtë datë, ku pritet që diskutimet të zgjasin rreth gjashtë orë.

Mbledhja e Konferenfcës së Kryetarëve, miratoi gjithashtu kalendarin e punimeve në Kuvend për periudhën 22 Nëntor-23 Dhjetor 2022.

Vendime të marra për seancat plenare:

Zhvillimi i seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Mocioni me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor,  të zgjasë 4 orë.

Debati për projektligjin “Për  miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë.

Në Konferencat për shtyp, së fundmi ish kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë akuzuar qeverinë për projektin e Durrësit, duke deklaruar se ishte një aferë korruptive e cila synonte pastrimin e parave. Lidhur me këtë projekt kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar një padi në gjykatë, duke e cilësuar si një projekt anti-kushtetues.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 16/11/2022 02:26

    TURP TE KENI,,,SI MUND TE VOTOHET KJO MAREVESHJE PER VJEDHJE, ,,,KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE,,,EDI RAMA ESHTE MBRAPA KESAJ,,SEPSE 60% E INVESTITORIT ESHTE GUACKE,,,DUHET TE GODITET QEVERIA ME VEZE E DOMATE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar