Zelandë e Re - Google ka lëshuar në stratosferë 30 balona për të eksperimentuar disa mënyra të reja për të shpërndarë internetin 3G nëpër botë. Balonat janë të mbushura me helium dhe ato do të qëndrojnë në dyfishin e lartësisë së avionëve, të cilat do t'i shërbejnë 4.8 bilionë njerëzve në mbarë botën.
 
Projekti i quajtur “Loon” synon që edhe personat apo familjet në botë që nuk kanë akoma internet në shtëpi, të përfitojnë nga ky projekt. Balonat u ngritën në qiell nga një fushë pranë liqenit “Tekapo” në ishullin e Jugut të Zelandës së Re. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet edhe ulja e kostos së lartë të kabllove me fibra optike që përdoren nga vendet në zhvillim.
balone
Drejtuesi i këtij projekti, Richard DeVaul tha se “është shumë e vështirë që të marrësh internet në shumë vende të botës”. “Ideja e projekti është që të lidhim botën së bashku duke përdorur atë që kemi të gjithë të përbashkët, qiejt”, u shpreh tekniku DeVaul.

(v.gj/shqiptarja.com)