Projekti i Unazës së Vogël, OSHEE
po zhvendos nënstacionin Qendë

Projekti i Unazës së Vogël, OSHEE<br />po zhvendos nënstacionin Qendë
Në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit, me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur punimet për lëvizjen e nënstacionit 110/20 kV 80 MVA Qendër.

Kjo zhvendosje është e rëndësishme për vazhdimin e projektit të Unazës që kërkon  zgjerimin e  rrugëve ekzistuese “Urani Pano” dhe rrugës “Bardhok Biba”.
 
Për të menaxhuar situatën e furnizimit me energji të kryeqytetit, nisur nga stakimi i përkohshëm i këtij nënstacioni, OSHEE ka ngritur Shtabin Qendror të Gadishmërisë në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues të OST-së, Bashkisë dhe firmat kontraktore që po realizojnë punimet e spostimit të nënstacionit.
 
OSHEE informon abonentët se punimet do të zgjasin 30 ditë dhe janë marrë masat që gjatë kësaj periudhe të sigurohet furnizimi i pandërprerë me energji i gjithë klientëve të saj nëpërmjet rrjetit shpërndarës.
 
Pas studimit të flukseve të energjisë në fidrat 20 kV dhe nënstacionet 110/20 kV, sipas skenarëve të ngarkesave maksimale të kryeqytetit është bërë rishpërndarja e tyre në skemat e reja të furnizimit me energji. Fluksi i energjisë së fidrave të n/nstacionit Qendër, nëpërmjet skemave të reja do të shperndahet në nënstacionet 110/20kV të Selitës, Autotraktora, Rajonale të cilat monitorohet nga grupet operacionale dhe ato të gadishmërisë.
 
OSHEE është në gadishmëri 24 orë për të garantuar furnizimin e sigurt të gjithë konsumatorëve gjatë gjithë periudhës së kryerjes së punimeve për spostimin e n/nstacionit Qendër.
 
Kompania kërkon mirëkuptimin e abonentëve për rastet e defekteve që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe. Nga ana e saj, OSHEE ka marrë të gjithë masat për riparimin sa më shpejt të avarive duke vendosur personel përforcues pranë nënstacioneve Selitë, Traktora , Rrjetit TM/TU , si dhe ekipe në terren.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor