TIRANE- Ka filluar faza e parë e projektit 3-vjeçar “Tempus”, ku këtë vit fitues janë shpallur 3 studentë shqiptarë, falë ideve të reja dhe interesante që lidhen me përditshmërinë dhe problemet që hasin në jetën e përditshme. Tre studentët shqiptarë të shpallur fitues në këtë fazë do të xhirojnë një dokumentar me metrazh të shkurtër, në bashkëpunim me të rinj nga Bosnje-Hercegovina. Një grup prej tyre të kryesuar nga profesor Zijad Mehic nga Universiteti i Arteve në Sarajevë gjatë qëndrimit në Tiranë, zhvilluan edhe një vizitë në redaksinë e televizionit “A1 Report”, që është partner në këtë projekt.
Duke folur për “A1 Report”, zoti Mehic vlerësoi bashkëpunimin mes Universitetit të Tiranës dhe atij të Bosnjës, duke besuar në forcimin e mëtejshëm të në projekte të ngjashme.
“Është shumë e rëndësishme për të afruar studentët tanë. Do bëjmë diçka shumë të rëndësishme, sepse studentët tanë që studiojnë në fushën e regjizurës, kameramanë, dizajnër, por bëjmë që kjo punë të këtë vlerë, dhe duhet të prezantojnë veten e tyre me këto programe televizive dhe radiofonike. Tani është interesante se skenarin e kanë shkruar studentë nga Shqipëria dhe xhirimet po bëhen nga studentët e regjisë nga Bosnja. Kjo është e rëndësishme për të rinjtë një mundësi e mirë për të parë si funksionon puna”, tha Zijad Mehic, profesor në Universitetin e Arteve në Sarajevë.
Ndërsa koordinatorja nga pala shqiptare pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Kozeta Sevrani, tha se ky projekt është 3-vjeçar, dhe Universiteti i Tiranës përveç çmimeve për këtë vit, synon të shpallet fitues edhe në vazhdim.
“Në fakt projekti këtë parashikon, ky është viti i parë i projektit që do të zgjasë 3 vjet. Do të thotë qe ne do të kemi dhe dy vjet të tjerë të ardhshme ku do të shpallen konkurse të tjera në dy vitet e ardhshme. Shpresoj shumë që studentët tanë të kenë përsëri pjesëmarrjen masive siç patën në këtë vit të parë ku treguan aftësitë e tyre, jam e sigurt që përsëri do të kemi fitues, ajo që është më interesantë është fakti që ne tashmë kemi krijuar rrjetin tonë të bashkëpunimit me universitete të tjera”, tha Kozeta Sevrani.
Fituesja e një prej projekteve Keti Gjipali, flet se ishte një garë e fortë dhe shpallja fituese ishte disi e papritur. Ndërsa për temën që ka të bëjë me vështirësitë e lëvizjes me biçikletë në rrugët e Tiranës, Gjipali thotë se synon në një ndërgjegjësim te autoritet për të përmirësuar kushtet për personat që përdorin këtë mjet transporti.
“Pres që rritet paksa më shumë me anë të këtij dokumentari sensibilizimi mbi biçikletat dhe shpresoj që të këtë një shpërndarje sa më të mirë, jo vetëm dokumentari im, por gjithë studentëve sepse është e vështirë që zëri i një studenti të dëgjohet dhe në një mënyrë dhe është shumë mirë që po bëhet një projekt me këtë format”, Keti Gjipali, studente fituese e projektit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO