Projekti për shtetin bektashi/ Pastori Akil Pano: Atentat ndaj sovranitetit tonë! Kryeministri po ndez fitilin e një luftë fetare në rajon

Projekti për shtetin bektashi/ Pastori Akil Pano: Atentat ndaj sovranitetit tonë! Kryeministri po ndez fitilin e një luftë fetare në rajon

Pastori Akil Pano

Lindja e një shteti të ri brenda republikës së Shqipërisë e hedhur si tezë në Kombet e Bashkuara prej kryeministrit Rama ka nxitur mjaft debat në vend.

Në qendër të këtij shteti është sekti i bektashinjve dhe kryegjyshi i bektashinjve të gjithë botës Baba Mondi me selinë tek Kryegjyshata e bektashinjve në Shkozë të Tiranës.

Në ‘Frontline Interview’ i ftuar ishte pastori Akil Pano, që përfaqëson një komunitetin e ungjillorëve në Shqipëri. Pastori u shpreh për Marsela Karapançon se kryeministri jonë zgjedh mediat e huaja për të komunikuar shqiptarëve teza të tilla që cënojnë territorialitetin.

'Në këtë marri deri në kufijtë se të pabesueshmes jemi rrëmbyer. Graviteti i kësaj ngjarjeje duhet trajtuar me seriozitet. Jemi përballë faktit. Projekt i publikuar prej Kryeministrit në fjalën e tij në OKB. Nju Jork Times ndërtoi narrativën. Kryeministri zgjedh mediat e huaja për të komunikuar me shqiptarët. Edhe në rastin e ngritjes së kampit në Lezhë e dëgjuam nga mediat italiane. Dëgjojmë të flitet nga mediat amerikane. Ndërton narrativën e një fakti që e publikon pa dhënë detaje me kë është konsultuar se a vlen të pyeten krerët e komuniteteve fetare. A mundet të konsultohet me këtë tek faktori publik. Por mënyra e tij tejet arrogante, më së pari kushtetutës i bëhet atentat.'

Pastori e cilëson këtë nisëm të Ramës si atentat ndaj kushtetutës.

'Atentat sovranitetit të vendit tonë. Ka më shumë politikë se sa fe. Nga historia jonë edhe zgjedhjet presidenciale, kemi parë trafikim votash. Nuk është çudi e madhe. Kemi të bëjmë me tjetërsimin e sovranitetit të republikës së Shqipërisë. Dhunimi i rendit kushtetues konsiderohet tradhti kombëtare. Kodi penal të çon deri në burgim të përjetshëm. Në këtë moment një grup besimtarësh po proteston tek Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Mbase kanë pritur një deklaratë nga KMSH më herët, që erdhi dje. Që ishte e plotë. Bashkëjetesa përmes projektit të zotit Rama, kryeministri tha partnerët tanë nuk dinë gjë. Nuk dua të ngre pandehma, por fakti enturazhi i tij ishte në padijeni. Ka dhe një lloj inkoherence, ditën e parë kur ky projekt kryegjyshi u pyet nëse kishte dijeni dhe tha që nuk kishte. Pas disa orësh kishin nisur diskutimet për ngjyrën e pasaportës. Dhe një faqe online që ka cilësimin .gov. Kemi zhvillim të shpejtë.'

Më tej pastori theksoi se ndoshta po tentohet të zhvendoset vëmendja prej zullumeve të qeverisë. Sipas tij mund të cëonohet Shqipëria pasi pavarësi mund të kërkojnë edhe ata që përdorin tezën e vorio-epirit në jug.

'Në një situatë si kjo duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Kemi zhvendosje të opinionit publik nga zullumet. Ka shumë ngarkesë. Është zhvendosje e vëmendjes për çështjeve me gravitet. Kemi nisur një vit elektoral. Komunitetet fetare dhe jo vetëm. Fakti që këtij komuniteti fetar i jepet një status i veçantë, kemi një precedent të ri. Ça mund të themi për jugun e Shqipërisë, për Himarën? Individët që kanë imagjinuar ngritjen e shtetit të vorio-epirit. Që ky projekt kërkohen ndryshime kushtetuese dhe ndryshohen me shumicë votash. Po u ndryshua kushtetuta ndryshohet për të gjithë. Historia e bashkëjetesës në Shqipëri mes feve duhet ruajtur. Këtë kartë përdori dhe kryeministri.'

Pastori sheh dhe mundësinë që pasuesi i Baba Mondit mund të jetë nga Irani apo Turqia

'Përderisa shndërrohet në shtet politik, nuk ka më shtet shpirtëror. Zoti i dhëntë jetë të gjatë Baba Mondit. Por çdo ndodhi kur të zgjidhet kryegjyshi tjetër? Mund të jetë nga Irani apo Turqia.'

'Ky shtet cenon harmoninë fetare. Bashkësitë fetare jetojnë një bashkëjetesë.'

Sipas pastorit kryeministri me këtë tezë ka ndezur një fitil për një konflikt potencial jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

'Ka ndezur një fitil. Atë që përdor si kartën, ka ndezur fitilin e një lufte fetare në potencë në vend dhe rajon. Nuk i duhet as qytetarëve të republikës së Shqipërisë. Nuk i duhet as qytetërimit. E kam cilësuar si një atentat ndaj kushtetutës. Ndaj janë strukturat e tjera të posaçme, si institucion i presidentit të republikës që duhet të mblidhet. Hap portën për importimi ne terrorizmit fetar në vend. Shërbimet e huaja kanë një sektor të rëndësishëm që merren me vëzhgimin e faktorit fetar. Ka pasur tentativa për atentat te Kryegjyshata vite më parë, nuk është bërë shumë zhurmë. Është kapja e fesë tani, jemi në një shtet laik. Këtë dallim bën që shteti është i ndarë nga feja. Nuk mundet të përkufizojë kryeministri me cilën tarikatet komuniteti duhet të përfaqësohet.'

Së fundmi pastori Akil Pano i bën thirrje presidentit të republikës të shfaq veten si burrë shteti.

'Presidenti i republikës duhet të shpërfaq veten si burrë shteti. Këtu bëhet dallimi mes një burokrati i punësuar, mes një militanti partiak dhe një burri shteti. Për ti thënë jo kryeministrit dhe këtij projekti.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 25/09/2024 02:51

    KE TE DREJTE AKIL,,,RAMES DIKUSH I KA THENE,,,TE NA THOTE KUSH...

    Përgjigju
  • Iris: 25/09/2024 02:07

    Pakica turke ka shume pak ne Shqiperi,por bektashinjte nuk jane te tille,u krijuan nga jeniceret dhe pasardhesit e tyre.Jeniceret ishte forca elitare te sulltanit te perbera kryesisht nga persona te islamizuar e turqizuar me force qe kishin pasur me pare besime te tjera,pak a shume si puna e Skenderbeut.Prandaj dhe sot ne besimin bektashi perdoren gjera si perdorimi i veres,apo imazhet/ikonat e shenjetoreve te tyre e adhurimi i mekameve/tyrbeve qe te kujtojne me shume rrenjet e krishtera, se sa islamin origjinal qe ndalon alkoolin dhe adhurimin e imazheve/ikonave.

    Përgjigju
  • Bektashiu spiun: 24/09/2024 19:25

    Projekt cifut. Sekti rilindja si celule e cifuteve ne Shqiperi bashkepunon ne genocid dhe kolonizim kunder civileve ne Gaza dhe me gjere dhe shpernguljen e tyre ne Shqiperi per ti lene fushe te lire Izraelit ne Lindje te Mesme. Nje ore e me pare duhet zhdukur sekti rilindje per te shpetuar Shqiperine.

    Përgjigju
    • Genci: 24/09/2024 20:32

      do ishte me mire qe alevitet te njiheshin si pakice kombetare turke se te minohej nje bashkejetese institucionale fetare qe do sillte me instalimin e nje shteti monoteist dhenjen automatike te statusit te refugjatit per 3 milion shqiptare te detyruar te ikin nga vendi

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës