TIRANE - Draft-projektligji i Arsimit të lartë duket se nuk po kritikohet vetëm nga akademikët dhe studentët, por edhe nga specialistë të huaj të politikave Arsimore. I ftuar nga departamenti i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Presidenti i Shoqatës Europiane për legjislacionin dhe politikat arsimore, Jan de Groof vuri në pah më së shumti aspektet negative të Projektligjit për Arsimin e Lartë duke u shprehur se ai cënon rëndë autonominë universitare dhe nuk i referohet dokumenteve europiane. Sipas tij unifikimi i sistemit të mësimdheniës, është e kundërta e prijeve europiane, të cilat kërkojë diversifikim.
”Autoriteti më i lartë qeverisës në universitete nuk jane ministrat, dhe as shteti, por janë vetë universitetet. Universiteti është një fuqi e plotë dhe jo burokraci. Shteti duhet të drejtojë, por nga një distancë e largët dhe ti japë mundësi trupës akademike që të jetë përgjegjëse dhe jo ta trajtojë atë si një nënpunës civil të një niveli shumë të lartë. Këtu mund të përmendim 15 ose 17 nene që nuk shkojnë me këtë ide qeverisjeje, sic është shembulli që rektori nuk duhet të zgjidhet nga presidenti. Edhe standartet e kontrollit të cilësisë duhet të përcaktohen nga tradita universitare dhe jo nga ministritë,” – u shpreh Groof.
Për profesorin belg ndarja administrative sa i përket detyrave të Bordit dhe senatit, nuk është e qartë në projektligj.
”Ndarja administrative mes bordit drejtues dhe senatit nuk është e qartë dhe nuk është në harmoni me legjislacionin evropian. Anetarët e Bordit nuk duhet të jenë përfaqësues të ministrave . Ne bordet drejtuese duhet të ketë një prani të dukshme të specialistëve dhe ekspertëve, përfqësues nga palët e interesit në shoqëri si dhe intelektuale të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe vendet e huaja. Universiteti duhet të jetë i hapur për shoqërinë dhe llogaridhënës ndaj shoqërisë,”- tha ai.
Ndërsa sa i përket kontrollit të cilësisë së universiteteve Groof tha se ai duhet bërë nga agjensi të besueshme ndërkombëtare dhe jo nga shteti.
”Mbikqyrja, linja e parë e kontrollit është përgjegjësi shtetërore, por auditi i jashtëm duhet të bëhet nga ekspertë të besueshëm që kanë një ekspertizë të mirë dhe shembuj të tillë ku kja është arritur ka shumë në Evropë,” – tha Groof.
Por për Groof nuk mjafton vetëm auditi i jashtëm, por duhet të ketë edhe një sistem kontrolli edhe brenda vetë unviersiteteve, midis bordeve drejtuese dhe fakulteteve.
Në fund të fjalës së tij, presidenti i Shoqatës Europiane për politikat Arsimore Jante Groof u shpreh se BE dhe Grupi i Bolonjës, ka nevojë që Shqipëria të jetë pjesë e kulturës europiane, me sistemin e saj arsimor.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO