Projektligji/ Ndryshojnë rregullat për pasagjerët që vijnë nga jashtë vendit

Projektligji/ Ndryshojnë rregullat për pasagjerët që vijnë nga jashtë vendit

Kompanitë e ndryshme të transportit ndërkombëtar ajror, detar dhe tokësor do të jenë të detyruara të japin një informacion shumë të hollësishëm të pasagjerëve të tyre,se këta të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me një projektligj të ri, që synon të bëjë disa shtesa dhe ndryshme në ligjin aktual nr.71/2016 “Për kontrollin kufitar”, shteti shqiptar është duke marrë masa për vendosjen e një sistemi të informacionit paraprak të pasagjerëve, çka është edhe në përputhje me Direktivën e Këshillit të BE-së 2004/82/EC, datë 29 prill 2004. Por, procedura e re nuk ndikon fare mbi pasagjerët dhe këta procedura po zbatohen prej kohësh në shumicën e vendeve perëndimore.

Detyrimi
Sipas projektit, të gjithë subjektet e transportit civil të udhëtarëve duhet t’i dërgojnë Policisë shqiptare Kufitare dhe të Migracionit informacion për pasagjerin që udhëton me mjetin e tyre, para se ai të mbërrijë në kufirin shqiptar. Kjo masë merret me qëllim parandalimin, zbulimin dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, terrorizmit, trafikimit e veprime të tjera të kundraligjshme, njëkohësisht me lehtësimin e qarkullimit të pasagjerëve.

Drafti thekson se termi "transportues" nënkupton çdo person fizik ose juridik, profesioni i të cilit është të sigurojë transportin e udhëtarëve nga ajri, deti dhe toka. Çdo transportues duhet të dërgojë informacion për të gjithë personat në bordin e avionit, tragetit apo autobusit, që ka të bëjë me: linjën ajrore të fluturimit; numrin e fluturimit; numrin e dokumentit të udhëtimit; llojin e dokumentit të udhëtimit; shtetin që ka prodhuar dokumentin; shtetësinë e pasagjerit; emrin e plotë të pasagjerit (emër mbiemër, sipas dokumentit të udhëtimit); datëlindjen; gjininë; datën e skadimit të dokumentit; kohën e nisjes së transportuesit; kohën e mbërritjes së transportuesit; numrië në total të pasagjerëve që transportohen; numrin e bagazhit të pasagjerit (sipas check-in-it për çdo pasagjer); pikën e kalimit të kufirit për të hyrë në territory; portin fillestar të imbarkimit dhe vendin/porti i destinacionit të huaj.

Informacioni paraprak i pasagjerit (API) duhet të dërgohet menjëherë sapo Autoritetet Aeroportuale të kenë dhëne lejen e nisjes për mjetin. Ky informacion do të përpunohet nga autoritetet ligjzbatuese qe operojnë ne kufi.

Sanksione
Transportuesi i pasagjerëve, i cili nuk transmeton të dhënat, ose transmeton të dhëna të paplota apo të rreme, do të jetë subjekt i sanksioneve, nga autoriteti përgjegjës për kontrollin kufitar, për çdo udhëtim, nga 500.000 lek deri në 1.000.000 lek për çdo pasagjer, në ato raste kur të dhënat e tij nuk janë transmetuar, ose të dhënat e transmetuara janë të paplota ose të rreme.

Ndërsa në rastet kur transportuesi shkel seriozisht detyrimet që rrjedhin nga dispozitat e këtij ligji, me kërkesën e autoritetit përgjegjës për kontrollin kufitar, mund të vendoset pezullimi i përkohshëm ose heqja e licensës së operimit.

Kostoja
Implementimi i sistemit API do të shoqërohej me efektete financiare në sigurimin e programeve të nevojshme për përdorim, në transmetimin dhe marrjen e të dhënave nga kompanitë e transportit të pasagjerëve si dhe në mirëmbajtjen e sistemit në vazhdimësi. Këto efekte financiare duhet që të planifikohen dhe të mbulohen nga buxheti i shtetit ose të sigurohen nëpërtmjet donacioneve nga partnerët ndërkombëtar.

Sipas ministrisë së Brendshme, që ka hartuar projektligjin, ka dy rrugë të mundshme:

Nëse Sistemi i Transmetimit të të Dhënave (programi) do të blihej, kostoja e programit do të jetë rreth 1.7 milion euro; kostoja e instalimit do të jetë rreth 1.000 euro; kostoja e mirmbajtjes do të jetë rreth 7-10% e kostos së sistemit në vit dhe kostoja e shkëmbimit të të dhënave do të jetë rreth 2.000 Euro në muaj, por që që mund të ndryshojë me rritjen e numrit të pasagjerëve.

Ndërkohë, ka edhe një opsion të dytë, që është ende në fazën e negociatave dhe ka të bëjë me një bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu, drafti parashikon që, nëse Sistemi i Transmetimit të të Dhënave do të sigurohet falas, siç po negociohet me Qeverinë e Sheteve të Bashkuara të Amerikës, (Departament of Homeland Security), në kuadër të marrëveshjes për shkëbimin e të dhënave të pasagjerëve:  kostoja e programit, ajo e instalimit dhe ajo e mirmbajtjes do të jenë zero. Por do të mbetet në fuqi vetëm kostoja e shkëmbimit të të dhënave, që parashikohet me shumën rreth 2.000 euro në muaj, gjithnjë në vartësi të numrit të pasagjerëve.

Privatësia
Pas hyrjes së pasagjerëve, brenda 24 orëve, policia kufitare duhet të fshijë informacionin paraprak për pasagjerët (API), përveç rasteve kur ato janë të nevojshme për autoritetet ligjzbatuese në funksion të përmbushjes së përgjegjësive në kuadër të ruajtjes së rendit e sigurisë kombëtare, në përputhje me legjislacionin kombëtar të mbrojtjes së të dhënave personale.

Fuqia
Ligji parashikohet të hyjë në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Informacioni paraprak për pasagjerët
Çdo transportues duhet të dërgojë informacion për secilin pasagjer para se të niset si më poshtë:
Linja ajrore e fluturimit
Numri i fluturimit
Numri i dokumentit të udhëtimi
Lloji i dokumentit të udhëtimi
Shteti që ka prodhuar dokumentin
Shtetësia e pasagjerit
Emri i plotë i pasagjerit (emër mbiemër, sipas dokumentit të udhëtimit)
Datëlindja
Gjinia
Data e skadimit të dokumentit
Koha e nisjes së transportuesit
Koha e mbërritjes së transportuesit
Numri në total i pasagjerëve që transportohen
Numrin e bagazhit të pasagjeri (sipas çekinit për çdo pasagjer)
Pika e kalimit të kufirit për të hyrë në territor
Porti fillestar i imbarkimit
Vendi/porti i destinacionit të huaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja