Strehimi është një problem serioz në vendin tonë, pasi vetëm nga të dhënat statistikore janë 35 mijë familje që nuk kanë një banesë, por ky numër mund të jetë sërish më i lartë dhe nuk janë përfshirë shtresat më të varfra.
Këtë fakt e ka bërë të ditur zëvendës ministri i zhvillimit urban, Gjon Radovani gjatë takimit konsultativ në Lezhë me bashkitë e veriut ku është prezantuar drafti i projektligjit të ri për strehimin social.
Miratimi i ligjit do të sjellë dyfishim të programeve mbi strehimin, ngritjen e fondeve nga njësitë e qeverisjes vendore, ndërsa do të marrin vëmendje edhe objektet e dala jashtë funksionit, të cila do të mund të rikonstruktohen dhe të kthehen në fond banesash.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com