
Enkelejd Alibeaj ka reaguar për projektligjin që ka depozituar në Kuvend, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit. Në një postim në Facebook thotë se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzore.
Alibeaj shtoi se zbardhja e dokumenteve do t’i shërbejë të gjithë atyre që janë torturuar në kampet e regjimit komunist për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite.
“31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzorë, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjerë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit.
Në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkatuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë” – shkroi Alibeaj.

Lajmi kryesor:
Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS dhe PD kërkojnë ndryshime ligjore! Bushka: Në 'filtër' edhe ata që janë verifikuar më parë! Çollaku: Të hapen të gjitha dosjet
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.3%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesazhet me Bushkën, ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami: Fabrikime imagjinare për ndikime në drejtësi! U shpërndanë në mënyrë anonime nga një person që më përndjek
19 Mars, 10:25
-
‘Në PD nuk u bënë primare’, Çollaku në Report Tv: Ishin votë brenda partisë, duhej debat politik! Nëse marrim më pak se 18 mandate në Tiranë, do ishte dështim
17 Mars, 17:46
-
Dje u pyet për Veliajn, Bushka mungon te 'Ligjet'! Sula: Pengoi hetimet! Alibeaj replikon me Ramën: Iku SHBA, por janë shqiptarët! Gogu: Ju doni të shkrini SPAK
25 Shkurt, 10:54
-
Hetimi ndaj Veliajt, deputetja e PS, Klotilda Bushka 4 orë në SPAK, avokati: Nuk ka akuzë (VIDEO)
24 Shkurt, 16:05
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Autoriteti i Dosjeve hap 'Fondin Kosova', mbi 11 mijë fashikuj tani nuk janë më sekret! Mes tyre dosja e Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Rugovës
18 Shkurt, 13:56
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
Ish-deputeti demokrat: Pse PD nuk e përmend Avokatin e Popullit, ku Klotilda Bushka ka kërcënuar dëshmitarët?
12 Shkurt, 20:40
-
PD: Bushka të japë dorëheqjen si kryetare e ‘Ligjeve’
12 Shkurt, 15:25
-
Në hetim nga SPAK për çështjen Veliaj/ Bushka: Nuk më thirrën asnjëherë! Kushërirën e këshillova, i bënë presion dhe trysni
12 Shkurt, 09:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë
12 Shkurt, 07:50
-
SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Nuk është pyetur asnjëherë! Kjo nuk është republikë prokurorësh, sepse do të ishte autogoli më i madh që me vullnet të mirë do të bënim
11 Shkurt, 20:02