Mazhoranca është tërhequr nga votimi në seancën së të enjtes i projektligjit për amnistinë fiskale. Ndonëse ne kalendarin e punimeve te Kuvendit të miratuar dhe nga Konferenca e kryetareve ishte përcaktuar qe ky projektligj të votohej në 24 shtator, në rendin e ditës për seancën e nesërme nuk figuron. Projektligji është rikthyer në kuvend për rishqyrtim.
Amnistia fiskale është shtyrë me vetë kërkesë të qeverisë nga muaji korrik për t'u diskutuar në shtator dhe deri tani nuk është shqyrtuar plotësisht si draft. Mazhoranca është tërhequr pasi do të plotësohet edhe me kritikat që erdhën nga grupet e interesit. Amnistia fiskale u kundërshtua nga FMN dhe Komisioni Evropian si dhe dhomat e tregtisë e shoqatat e bankave në vend.
Amnistia fiskale e nisur vetëm për paratë e emigrantëve është zgjeruar duke i hapur rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardhi draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.
Do bejn mir te amnistojn gjobat dhe interesat te ndihmojn bizneset e vogla familjare dhe jo miliardat e zeza dhe miliardat e nenpunesve te shtetit te parilindur shqiptar ne keta 30 vitet e fundit
Përgjigju