'100 fshatrat'/ Rama nga Lini: Shtëpia të mos përdoret vetëm për t'u strehuar, të kthehet në burim të ardhurash

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në fshatin Lin të Pogradecit nga ku foli për mundësinë e investimeve nga projekti '100 fshatrat' për t'i dhënë mundësinë krijimit të sa më shumë bujtinave që jo vetëm do të zhvillojnë turizmin por do të krijojnë edhe mundësinë për më shumë zhvillim ekonomik.

Rama tha se banorët e fshatrave turistikë duhet të shfrytëzojnë bukuritë e natyrës për të mos e lënë shtëpinë thjesht një strehë por ta kthejnë në burim të ardhurash.

Në fjalën e tij Ministri i Turizmit Blendit Klosi deklaroi se nuk mjafton vetëm bukuria e Liqenit për të tërhequr turistët por duhet më shumë investim dhe rritje të nivelit të shërbimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Rama nga Lini: Shtëpia të mos përdoret vetëm për t'u strehuar, të kthehet në burim të ardhurash

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa u ndal në Pogradec në kuadër të projektit '100 fshatrat' foli për mundësinë e shërbimeve që duhet të ofrojnë fshatrat turistikë për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi dhe të ardhura duke tërhequr këtu edhe më shumë turistë.

"Faleminderit për mikpritjen. Punën për Linin e kemi filluar prej disa kohësh është dashur të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i zonës dhe potencialeve për të identifikuar ndërhyrjet që duhen bërë që të mund të kombinojmë forcat dhe të arrijmë rezultate. Shumë kush mund të pyesë se si ka mundësi që vijnë gjithë këta njerëz këtu. Arsyeja pse e bëjmë është që të promovojmë këtë model me shembuj konkretë se si mund të funksionojë për një familje të zakonshme bashkëpunimi me qeverinë me një buxhet modest ku mungojnë mjetet financiare. Ajo që qeveria bën është se i vjen në mbështetje kësaj familjeje duke i dhënë një dhuratë me kushte që të realizohet ky projekt që të shkohet në këtë drejtim për shpenzimin e fondeve në mënyrën e duhur. Pasi kemi inciiuar këtë program kemi në dispozicion edhe një fond të konsiderueshëm nga BE për bujtinat. Duke marrë shembull nga këto raste të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre. Është diçka që bëhet me bashkëpunimin e agjencisë dhe një lloj mbështetje teknike. Faktikisht një aset i fjetur siç është shtëpia si në rastin ku përdoret vetëm për t'u strehuar kthehet në burim të ardhurash. Nëse ky fshat kthehet në rezort turistik ku çdo pronar shtëpie merr fitimin do fillojnë të rriten edhe çmimet ekzistuese. Unë u habita ku i dëgjova çmimet se janë goxha. në aspektin e nismës individuale do merrni mbështetjen e qeverisë. Ne do bëjmë disa ndërhyrje për ta kthyer këtë fshat në një model të suksesshëm transformimi në këto vite që nis mandati i ri me kryetarin e ri të bashkisë. Unë besoj që këtu kemi një aleat shumë të madh që është natyra e mrekullueshme dhe trashëgimia e pasur dhe na duhet të bashkojmë forcat. Nga një drejtim ju për të bërë më shumë bujtina dhe nga ana tjetër ne me mbështetjen financiare", tha Rama.

Ora 17:38
Klosi në Lin: Turizmi nuk bëhet vetëm me bukurinë e liqenit

Në kuadër të projektit 100 Fshatrat, Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi nga Pogradeci se duhet më shumë përpjekje për të forcuar turizmin pasi nuk mjafton vetëm bukuria e natyrës.

"Duhet të kemi një bashkëveprim me anën matanë. Ne ishin dje në Pogradec për të kuptuar problematikat e sezonit. Janë shumë ture operatorësh. Është një pikë nyje që nuk e ka më stresin që çfarë do bëjnë këtu, por të gjithë këta turistë duan shërbim. Turizmi nuk mund të bëhet vetëm me bukurinë e liqenit. Kemi nevojë për ndërhyrje komplekse. Duhet të kuptojmë se kemi shumë më tepër nevojë të jetojmë më këtë vend që të jemi një pikë e vërtetë turistike për të pasur në fund fare më shumë të ardhura dhe punësim", tha Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen