“Shqipëria është e para në rajon, në prokurimet publike”, tha kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp ku u fol për pozicionimin e Shqipërisë në negociata referuar kapitullit numër 5, atij të ‘Prokurimeve publike.
Shefi i qeverisë bëri dhe një krahasim me vendet anëtare të BE, referuar një raporti të hartuar nga Gjykata Evropiane e Llogarive për vendet e BE ku flitej për një ulje të nivelit të konkurrencës për kontratat publike, për mungesë ndërgjegjësimi se konkurrenca është parakusht i BE apo edhe pjesëmarrja në nivele të pakënaqshme.
“Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësorë që përcakton BE-ja për konkurrueshmërinë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë 23.5%. Edhe në numrin e ofertuesve për procedurë, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues për procedurë në mesataren e BE-së, Shqipëria është në 3.7 ofertues mesatarisht. Më tutje, në Shqipërinë e vitit 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe me 1 ofertues është 12%, ndërsa mesatarja e BE-së është 14%. Shqipëria është në një fazë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe të pozicionimit në tryezën e negociatave në BE”, tha ndër të tjera Rama.
Rama foli për herë të parë edhe për rastin e kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Ky i fundit u mor nën hetim nga SPAK për dyshime për të barazisë në tenderë, por pas hetimeve Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama tha se u hodh baltë ndaj personit transformoi Prokurimet Publike.
“Njeriu që transformoi prokurimin publik u bë target i baltës, pasi për arsye siç ndodh me një shtet me drejtësi të pavarur, u mor nën hetim, si rezultat i hetimit rezultoi pa lidhje me asnjë lloj faji apo problemi. Por, balta që iu hodh iu hodh për të shkatërruar personalisht dhe familjarisht, e bëri të vetën dhe nuk më ka rënë në sy asnjë lloj reflektimi apo kërkese ndjese nga askush lidhur me atë që i bënë atij njeriu”, tha Rama.
Ashtu siç ishte lajmëruar që në linçimin e saj të parë, së shpejti ministria për Inteligjencën Artificiale do të marrë në dorë prokurimet publike.
“Mund të jetë krijuar një opinion sikur Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle. Tani jemi në një fazë të re të procesit, pasi janë hartuar gjatë kësaj periudhe 450 faqe specifikime teknike të detajuara, për të cilat kanë punuar ekspertë vendas, dhe këto faqe janë vënë më pas në shqyrtimin e Bankës Botërore, e cila ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile pa kundërshtime. Tani jemi gati të kalojmë në fazën e ndërtimit të një sistemi të prokurimit elektronik me AI”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi se nuk ka bllokim negociatash e as të raportit të IBAR. Çdo pretendim tjetër, Rama e konsideron si një lajthitje të opozitës, që çoi deri në daljen e militantëve të Berishës nëpër protesta me flamujt gjermanë në krahë.
“Është tërësish brenda parashikimeve, nuk ka asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar. Që çoi deri në dalje e flamujve të Gjermanisë në krahët e molotovarëve”, tha Rama.
Lajmi në përditësim...
Kryeministri Edi Rama foli dhe për ligjin e ndryshuar për portet turistike. Shefi i qeverisë, iu referua pretendimeve të PD se ky ligj i ri favorizon klientët privatë të qeverisë, duke thënë se janë harbime të Sali Berishës.
“S’kemi bërë ndryshime ligjore për portet turistike. Kemi bërë një ndryshim të vetëm për të hequr mundësinë e një pasoje absurde. Ndryshimi nuk lidhet me garat. Nëse ne duam të japim një koncesion apo një partneritet për të ndërtuar një port, është 100% e sigurt që bëhet me garë. Ndryshimi që kemi bërë lidhet me rastet kur dikush investon për një resort dhe do të bëjë edhe një marinë. Me ligjin e pandryshuar, për marinën që dikush do të bëjë pranë resortit të tij, duhet garë që të vijë një tjetër dhe të fillojë një sherr që të mos mbarojë kurrë. Kjo s’ndodh në asnjë vend të Evropës.
S’ka asnjë çudi, përveç harbimit të atyre që e duan me çdo kusht Shqipërinë të bllokuar, të atyre që, si në asnjë vend tjetër, siç ma thonë miqtë e huaj, nuk kemi parë të vijë ndonjë forcë e brendshme nga ndonjë vend tjetër që ka negociuar me BE-në apo që është në proces për të hapur negociatat dhe të kërkojë me gjithfarë lloj të zezash që të bllokohet vendi nga vjen.
Ne nuk jemi një vend që vijmë nga një konflikt etnik, fetar apo ideologjik, as nga luftë civile, siç janë vende të tjera që kemi në rajon. Nuk i ka parë kush serbët e Malit të Zi apo malazezët në opozitë që të kuturisen nëpër kryeqytetet e Evropës dhe të kërkojnë që vendi i tyre të vihet në listën e zezë e jo të mbështetet për t’u futur në BE. Ne kemi një lloj specieje që është unike, që nuk e ka pasur asnjë vend i kontinentit ku ne jemi në këtë proces”, tha Rama.
Në konferencën për mediat ku po komentonte procesin e prokurimeve publike, kryeministri Edi Rama foli për herë të parë edhe për rastin e kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Ky i fundit u mor nën hetim nga SPAK për dyshime për të barazisë në tenderë, por pas hetimeve Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama tha se u hodh baltë ndaj personit transformoi Prokurimet Publike.
“Për ata që nuk e kapën, apo që nuk duan ta konsiderojnë. Shqipëria është e para në rajon, në prokurimet publike. Shqipëria siç e parë edhe nga pasqyra e vendeve të BE, nuk është një vend ku prokurimet publike zhvillohen në përsosmëri. Kemi ende një sërë problemesh për të adresuar, por çfarë tregojnë këto rezultate dhe ajo pasqyrë që e vendos jo nga ne, është se lufta kundër korrupsionit nuk zhvillohet vetëm në frontin e ri të krijuar me vullnetin e kësaj shumice, që është fornti i drejtësisë, por është një luftë që zhvillohet me reforma modernizuese në bazë të asaj filozofie që e kam bërë të qartë, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit, sistemi i prokurimit publik që kemi ngrit pas viti, është gjithmonë e më pak i korruptueshëm. Ankesat e operatorëve nuk i merr autoriteti që shpall tenderin, por nga agjencia e prokurimit publik. Janë dy autoritete dhe duke ardhur te komisioni më lejoni të sjell në vëmendje faktin se njeriu që transformoi prokurimin publik u bë target i baltës, pasi për arsye siç ndodh me një shtet me drejtësi të pavarur, u mor nën hetim, si rezultat i hetimit rezultoi pa lidhje me asnjë lloj faji apo problemi. Por, balta që iu hodh iu hodh për të shkatërruar personalisht dhe familjarisht, e bëri të vetën dhe nuk më ka rënë në sy asnjë lloj reflektimi apo kërkese ndjese nga askush lidhur me atë që i bënë atij njeriu. Në këtë proces, ne kemi bërë transformimin epokal”, tha Rama.
Duke folur për prokurimet publike, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian nuk ka vendosur piketa të ndërmjetme ndërsa u shpreh se ‘në prokurime jemi një vend anëtar i BE’.
Rama gjithashtu foli dhe për raportin e IBAR dhe vijimin e negociatave, duke thënë se procesi vijon normalisht dhe se pritet miratimi i vendeve anëtare për të kaluar në fazën e radhës, atë të mbylljes së negociatave.
Shefi i qeverisë ironizoi edhe opozitën dhe deklaratat e saj se integrimi është bllokuar, duke thënë se molotovarët arritën deri aty sa dolën me flamujt gjermanë në krah, por e vërteta është se nuk ka asnjë bllokim.
“Prokurimet publike nuk janë te piketa të ndërmjetme. Kjo d.m.th. që ne në prokurime jemi një vend anëtar i BE. Kjo d.m.th. që tenderat në Shqipëri ndryshme sesi përflitet pafundësisht duke u bërë target në bazë të gjysmë të vërtetash, merret një fakt që nuk është gënjeshtër dhe pastaj ngritët një lukuni për të kthyer përmbys punën që është bërë në këtë fushë. Shqipëria në këtë fushë nuk ka piketë të ndërmjetme. Piketat janë për çështje që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit. I kemi shpjeguar që lidhen me faktin që shtetet negociojnë. Ndryshe nga çfarë thuhet pa pushim, që negociata s'ka se Shqipëria bën vetëm ca i thonë, kjo nuk është e vërtetë, ne nuk bëjmë vetëm çfarë na thonë, por dhe çfarë duhet, ne negociojmë për fusha që kemi nevojë për kohë.
Unë nuk them asnjë më shumë, ne nuk jemi në atë tryezë, aty na përfaqëson KE. Komisioni është dakord me ne, jo me disa nga ju. Komisioni është dakord që i kemi plotësuar detyrat për të hyrë në fazën e re, ajo e mbylljes. Vendet anëtare janë 27, bëjnë pyetjet e tyre. Pyetjet dhe shqetësimet e vendeve anëtare nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, për me ato përmbyllëse. Vendet anëtare nuk mund ta ndryshojnë atë që është bërë dhe që Komisioni ka vënë përpara. Është tërësish brenda parashikimeve, nuk ka asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar. Që çoi deri në dalje e flamujve të Gjermanisë në krahët e molotovarëve”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi elektronik për prokurimet publike me ministren e Inteligjencës Artificiale Diella. Rama tha se nëpërmjet inteligjencës artificiale, të gjitha procedurat do të zhvillohen online dhe i gjithë procesi do të jetë transparent dhe i gjurmueshëm. Ndër të tjera tha se për këtë proces, ka dhënë dritën jeshile dhe Banka Botërore.
“Rritja e ndjeshme e numrit të kompanive fituese, jo në vlera absolute, por në raport me numrin e procedurave. Ka shumë më tepër akses në kontratat publike, gjë që, si kjo pasqyrë, kundërshton narrativën e jetës së përditshme mediatike. Siç mund ta keni parë, është një narrativë e imponuar nga një shumicë e qëndrueshme burimesh që janë haptazi kundër qeverisë. Një tregues shumë pozitiv për faktin se jetojmë në një atmosferë demokratike dhe një anomali në raportet e BE-së, por një anomali e bukur që i hedh poshtë të gjitha pretendimet për media të kapura e lloj-lloj broçkullash.
Mund të jetë krijuar një opinion sikur Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle. Tani jemi në një fazë të re të procesit, pasi janë hartuar gjatë kësaj periudhe 450 faqe specifikime teknike të detajuara, për të cilat kanë punuar ekspertë vendas, dhe këto faqe janë vënë më pas në shqyrtimin e Bankës Botërore, e cila ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile pa kundërshtime. Tani jemi gati të kalojmë në fazën e ndërtimit të një sistemi të prokurimit elektronik me AI.
Ekspertët tanë nuk kanë punuar në një ishull të izoluar dhe kanë ndërvepruar me ekspertë në një sërë vendesh. Është bërë edhe një ëorkshop me 16 vende që kanë elementë të AI në proceset e prokurimit, por projekti ynë është i pari i këtij lloji, sepse synon që të gjithë elementët të vendosen në një zinxhir dhe të mundësojë prokurimin me AI në një masë shumë të madhe, si edhe të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet të mbledhë letra, asnjë nëpunës të mos ketë në dorë të luajë me letrat e biznesit, por të gjitha të dhënat të mblidhen nga Diella përmes mbi 40 regjistrave publikë.
Më pas, të jenë në dorën e biznesit për t’i aktivizuar vetëm me një klik. Një proces që do të shkojë nga studimi i tregut te dorëzimi i ofertave, monitorimi i kontratave dhe çdo ndërveprim do të jetë në ekran, transparent dhe i gjurmueshëm. Diella do ta bëjë të gjithë këtë volum me algoritmet e AI-së në mënyrë të paanshme. Do të jemi tërësisht në një fazë tjetër dhe brenda këtij mandati.
Diella do të shënojë kapërcimin nga një epokë në tjetrën të të bërit biznes. Është një përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim i Shqipërisë në Shqipëri i gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve, dhe mbi të gjitha vendeve në zhvillim si i yni”, tha Rama.
Komente











