Prokurori Shqarri nxorri nga burgu Shpati Lenën që u ekzekutua dje! Gjyqtarja Selmanaj pranoi kërkesën, si i shpëtoi drejtësisë por jo armiqve 

Prokurori Shqarri nxorri nga burgu Shpati Lenën që u ekzekutua dje! Gjyqtarja Selmanaj pranoi kërkesën, si i shpëtoi drejtësisë por jo armiqve 

Kërkesa e prokurorit Erjon Shqarri për lirimin nga burgu të Shpati Lena

Shqiptarja.com sjell fakte dhe rrethana të reja rreth lirimit nga qelia pesë muaj më parë të Shpati Lena, vetëm tre ditë pasi ishte kapur me armë pa leje në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Lena u ekzekutua dje me breshëri kallashnikovi bashkë me Hakim Xhezon, në autostradën Fier-Vlorë.

Gjyqtarja e Vlorës Arbana Selmanaj urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga qelia të Shpati Lenës, por me kërkesë të prokurorit Erjon Shqarri, i cili rezulton në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut që në muajin dhjetor 2020. Duhet theksuar se në fazën e caktimit të masave të sigurisë, sipas Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari nuk mund të caktojë një masë më të ashpër se sa masa e kërkuar nga prokurori. 

Në rastin konkret, pesha kryesore e vendimarrjes për lirimin nga qelia të Shpati Lena bie mbi prokurorin Erjon Shqarri dhe jo mbi gjyqtaren Arbana Selmanaj. Gjyqtarja Selmanaj mund të shënonte në vendim opinionin e saj se nuk ishte darkord me propozimin e prokurorit, por është e detyruar ta pranojë për shkak të ligjit etj., shënim të cilin nuk e ka bërë edhe pse nuk është detyrues.

Erjon Shqarri ka ngritur ndaj Shpati Lena vetëm akuzën e dyshuar të 'përkrahjes së autorit të krimit', parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal, duke kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në 22 mars të vitit 2022, policia ka arrestuar në flagrancë Shpati Lena, Ariel Kingji dhe Kristo Drolli për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit të krimit. 

Policia ka ndaluar makinën tip BWV pasi kishte informacion se në makinë udhëtonte një person në kërkim Ariel Kingji. Theksojmë se Ariel Kingji dhe Kristo Drolli kanë marrë pjesë bashkë me Shpati Lena edhe në ngjarjen e 4 gushtit 2019, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre, pas sherri për një kalë. Kjo tregon se Lena, Kingji dhe Drolli nuk ishin rastësisht bashkë. 

Në makinë udhëtonin pikërisht Ariel Kingji që ishte në kërkim, Kristo Drolli dhe Shpati Lena. Gjatë kontrollit, policia i gjetur një pistoletë Ariel Kingjit një pistoletë. Gjithashtu, policia ka gjetur një pistoletë tjetër në makinë, anash vendit të shoferit.

Kristo Dolli ka deklaruar se ka qenë duke kaluar me makinë tek Uji i Ftohtë, ku i kanë ngritur dorën dy persona, të cilët i njihte dhe i kishte në lagje, të cilët i ka marrë në makinë. Të njëjtin version ka dhënë edhe Shpati Lena. Ata kanë pohuar se nuk e dinin se Arieli ishte në kërkim. 

Në rrethana të dyshimta, ndaj Shpati Lena është ngritur vetëm akuza e përkrahjes së autorit të krimit, pra të Ariel Kingjit. Vetë Kingji është akuzuar për armëmbajtje pa leje. Kristo Dolli është akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje e autorit të krimit. Në këto kushte, prokurori Erjon Shqarri ka kërkuar lirimin nga qelia të Shpati Lena, kërkesë që është pranuar nga gjyqtarja Arbana Selmanaj, e cila nuk kishte asnjë rrugë tjetër ligjore. 

Prokurori Erjon Shqarri është bashkëshorti i prokurores të shumëpërfolur të Durrësit Anita Jella. Shqarri pritet të dalë në vijim para Komisionit të Vetingut për t'u njohur me dosjen e verifikimit.

Kërkesa e prokurorit Erjon Shqarri për lirimin nga burgu të Shpati Lena

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/08/2022 00:24

    Ne Shqiperi nuk ke pse te marresh avokat,kur ke //Shqarrthet// me shoke, qe e bejne kete pune shume mire.Gjykuar nga koha qe i ka filluar Vetingu,ky me mire te beje gati valixhet.Sa me i gjate eshte Vetingu,aq me //interesant// eshte subjekti i tij.

    Përgjigju
  • Bar Ini: 19/08/2022 12:51

    Shqarri me dy dopjo raki mbaron pune, por eshte vampiri Zarka qe eshte aksioner me grupet kriminale me Vlore!

    Përgjigju
    • Albanistani: 19/08/2022 15:43

      Ky Shqari la në burg një emigrant në Angli ,se mori në Himarë 2 refugjat për në Vlorë,,i ndihmoi si e kanë ndihmuar edhe atë para 30 viteve,,Ky me Hotel në Sarandë,me punë në Angli ,,Refugjatët thanë që nuk e njohim,,Prokuror Shqari burg,,burg ,,burg,,Kur mori xhixhat bashkë me Pezën e liroi,,se ka bashkëshorten sëmurë,,

  • Arber: 19/08/2022 12:49

    Prokurori ben Avokatin e te pandehurit , kurse Gjyqtares nuk i ben pershtypje fare kjo gje qe ne 99% te rasteve eshte "normale' per ta

    Përgjigju
  • Timi: 19/08/2022 12:14

    Sipas ligjit gjyqtarja ka te drejte ta ktheje mbrapsh akuzen e prokurorit po kompromisi per interesa personale ka vazhduar seanca gjyqesore

    Përgjigju
    • o timi: 19/08/2022 14:19

      Ku e lexove kete ligjin ti? Apo ta thane te lokali lagjes

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020