Prokurori i anti-mafias: Si po e kontrollon 'Ndrangheta' trafikun e drogës në Europë

"Një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Italisë ‘Ndrageta’ po infiltron vende nga e gjithë Europa ku ka stabilizuar bizneset, të cilat po i përdor për të mbuluar veprimtarinë e saj të paligjshme të të trafikimit të drogës", - kështu është shprehur prokurori i anti-mafias Federico Cafiero de Raho për Euronews.

Grupi, i cili e ka bazën në rajonin jugperëndimor të Kalabrisë, u bë pjesë e titujve kryesorë të lajmeve, pasi një gjykatë në Reggio Emilia dha plot 118 masa, që arrijnë në mbi 1200 vjet burg në total.

Në mesin e atyre që u dënuan me burg, ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares Italiane të Futbollit dhe i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i cili u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje.

Vincenzo Iaquinta

Iaqiunta hodhi poshtë akuzat se ai ishte i përfshirë me 'Ndragetën, por u shpreh se babai i tij, i dënuar me 19 vjet në burg kishte lidhje me ta.

Por grupi nuk e ka shtrirë aktivitetin e tij vetëm në Itali.

Për Euronews, Cafiero De Raho tha se dënimet masive vërtetuan se "Ndrangheta" është në gjendje që të zhvillohet dhe veprojë kudo. Ajo është rritur vazhdimisht gjatë dekadës së fundit duke e rritur rolin e saj në trafikimin e drogave në Evropë nga vendet e Amerikës së Jugut.

Prokurori shprehet se në mënyrë që të zhvillojë operacionet e saj të trafikimit të kokainës, grupi përdor portet e Antwerp, Roterdam dhe Amsterdamit. Por sipas tij, nga këto mallra përfitojnë ekonomikisgh edhe komunitetet lokale.

Askush sot nuk mund të ketë stabilitet më të madh ekonomik sesa shoqëritë që fshihen pas “Ndranghetas” . Në disa survejime shfaqet mënyra se si ata lëvizin me çanta të mëdha, nga ato që përdoren për të mbledhur gjethet, plot me para. Në investigimet tona ne kemi verifiuar se si ka lëvizur Ndrangheta nga Holanda për në Gjermani. Më pas nga Gjermania në Belgjikë. Nga aty,  lëviz në vendet europiane, si për shembull në Rumani.

Në një prej investigimeve u shfaqën disa kompani të cilat u hapën në Rumani që përdornin si mbulim riciklimin. Këto kompani të cilat bënë biznes me Italinë, më pas lëvizën drejt Mbretërisë së Bashkuar pas dy vjetësh, ku edhe  u mbyllën.

Federico Cafiero de Raho, prokurori i anti-mafias

Sipas FBI-së, “Ndrangheta”  ka rreth 6,000 anëtarë dhe kontrollon rreth 80% të trafikut të kokainës në Evropë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur