Prokurori i Apelit të Tiranës, Getian Trenova del nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t'iu nënshtruar Vettingut.
Seanca do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Gentian Trenova është një prokuror i njohur, ndërsa trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e tij për pasurinë, aftësinë profesionale dhe integritetin përbëhet nga; Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
Përballë Vettingut kanë dalë shumë gjyqtarë dhe prokurorë në muajin e fundit, por pak i kanë kaluar filtrat e tij.
Komento