Prokurori i SPAK, Arben Kraja, në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen mandatit të Sali Berishës ka parashtruar edhe argumentet se pse SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Kraja tha se kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Sali Berishës duke nënvizuar se nuk ka respektuar vendimin e GJKKO-së, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
‘Me datën 2 tetor 2023 është vendosur regjistrimi i emrit Sali Berisha si i dyshuar se ka kryer veprën penale korrupsion kryer në bashkëpunim. Nga hetimet vlerësohet se është krijuar dyshimi se Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete aktive me qëllim përshtatjen e ligjeve, ku përfitues ishte edhe bashkëshorti i vajzës së tij Jamarbër Malltezi.
Nuk e pengon prokurorinë që të marrë një masë ‘detyrim paraqitje’ ndaj tij. Lidhur me këtë mori masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar masat e sigurimit personal. Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Personi në hetim nuk është paraqitur. Ne kërkojmë zëvendësim mase – nga detyrim paraqitje ndalim dalje jashtë shtetit, në atë arrest në burg/arrest në shtëpi.- tha Kraja, ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.8%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ironia e Spahiut: Berisha premton heqjen vizave amerikane, Rama pasaporta europiane!
24 Mars, 21:19
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
24 Mars, 18:55
-
Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten
24 Mars, 18:36
-
Berisha: Me LaCivita mbaj kontakte online, nuk është oficer lufte (VIDEO)
24 Mars, 16:26
-
20 vite më pas, dy mandate në pushtet dhe premtimi i pambajtur i Berishës për pronat (VIDEO)
24 Mars, 16:11
-
Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta
24 Mars, 15:06
-
DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente (VIDEO)
24 Mars, 13:39
-
Rama ironizon sërish Berishën me një buf: Sy m’sy ke këneta
24 Mars, 11:53
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kriminale që ekzekutoi 3 pjesëtarë të familjes
23 Mars, 22:43
-
Namir Lapardhaja: Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
23 Mars, 18:36