Petrit Fusha, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje nga nga posti i tij pas 32 viteve pune në këtë institucion.
Ai është shprehur se pas kaq shumë vitesh punë e sheh të arsyeshme të kontribuojë në dobi të një aktiviteti me më pak ngarkesë, pasi koha në të cilën jetojmë është e ngarkuar me fenomene të drejta e të pa drejta.
Përmes një letre dorëhejeje ai ka shpjeguar arsyet pse po largohet nga detyra
Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.
Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.
Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.
Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u vendos me shumicë votash se mandati i Petrit Fushës do të përfundojë më 31 Mars. Ndërkohë që po sot KLP deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Përparim Hasa për shkak të plotësimit të moshës për dalje në pension.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3133
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petrit Fusha fitoi 760 mijë euro me resortin që ngriti me vlerë 500 mijë euro pa futur dorën në xhep! Prokuroria: Kontratat e qirasë janë fiktive
29 Korrik 2022, 19:31
-
U mor i pandehur, si e ‘justifikoi’ Petrit Fusha, ish-kryeprokurori i Tiranës, resortin 'MAI-TAI'! Tokën ia fali daja, paratë babai e motra, vëllai i dënuar për drogë
28 Korrik 2022, 19:30
-
Fshehu shpenzimet e bixhozit dhe falsifikoi faturat e objektit të dhënë me qira, Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish kreun e Prokurorisë Tiranë, Petrit Fusha
27 Korrik 2022, 11:42
-
Dy standardet/ SPAK u bllokon pasurinë dhe i çon për gjykim, Prokuroria e Tiranës zvarrit prej 20 muajsh dosjet e gjyqtarëve e prokurorëve të kallëzuar për fshehje pasurie
16 Nëntor 2021, 08:41
-
Ekskluzive/ Vetingu i nxori nga dera, 27 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar rikthehen nga ‘dritarja’ si avokatë
11 Mars 2021, 10:39
-
Ekskluzive/Gjin Gjoni, Arjana Fullani dhe Petrit Fusha me shokë nuk i ndahen drejtësisë, bëhen avokatë pasi ia mbathën nga sistemi nga frika e Vetingut (EMRAT)
22 Shkurt 2021, 15:25
-
Si PD-LSI po fusin në listën e deputetëve të afërmit e gjyqtarëve të ‘djegur’ nga Vetingu për pasuri përrallore
28 Janar 2021, 15:58
-
Raporti sekret/Shërbimet informative dosje të zezë për ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së
18 Janar 2021, 18:40
-
Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz
11 Janar 2021, 17:16
Duket në surrat se ç’surrat eshte !
PërgjigjuTe iki po jo i lire,por ne burg,hajdut,maskara qe cdo muaj paguante kuoten mijra euro tek Llalla qe shkonin per berishen dhe meten
PërgjigjuTe dale raporti i Vetting-ut te shohim 32 vitet e karjeres sa rroge ka patur
PërgjigjuEshte e pa drejte dhe nuk ka per tu bere ai vend nese keta dorehiqen dhe nuk kalojne ne veting. Se keshtu do shpetojne te gjithe pa u ndeshkuar. Te skanohet te hetohet pastaj te iki ne shpi nese eshte i paster.
PërgjigjuCa vettingu do kaloje Petriti??? Ska nevoje i ka me djerse.
Ky ta shpif qe nga pamja. Ne burg e ka vendin!
PërgjigjuJa do qajme tani qe ike ti Ajo godine duhet lare me klor Dhe juve me benzine
PërgjigjuShef Petriti je simol dhe ikone e Prokurorise Shqiptare/Bashk me shef Adritatikun dhe shef Ramadanin/Jeni me te miret; ju duhet ti bashkoheni protestes Respekte nga cunt e Varrit te Bamit
Përgjigjufutni nje kontroll skanim per gjith keta vite qe vodhi ky shef (tarzani) dhe shiheni apo del ne pension ky miku