'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” vjen nga 10 tetori në kinematë e Tiranës, me regji të Fatmir Dogës. Subjekti i filmit të zhanrit aksion/dramë merr shkas nga ngjarjet e jetës sonë të përditshme, me fokus reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t'u përballur me krimin e organizuar dhe politikanët e korruptuar. 

Në studion e “Rreze Dielli”, regjisori Fatmir Doga, rrëfeu më shumë për këtë produksion kaq aktual në ditët e sotme dhe që pritet të ketë shumë sukses.  Por e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një produksion shqiptar të aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet për publikun shqiptar për rolet e tij legjendare në filma si Arma vdekjeprurëse (me Mel Gibson), The Color Purple , Predator 2, etj.  Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në zbatimin e saj.

“Unë kam  punuar dhe dhe me aktorë te tjrë më para. 8-10 aktorë të të njëjtit kalibër. Kështu që kur ti ke punuar njeherë, ata e dinë që ke cilësinë.  Deni Glover në rolin e ambasadorit është rol shumë i rëndësishëm dhe unë i kam studiuar të gjithë ambasadoër që vijnë. Që të sjellësh Deni Glover shpenzimet janë....marramendëse. Por ka një gjë në këtë mes Ylli Ujkën dhe Cesk i Vanaj, producent filmit, që ty të thonë, pa problem.Këta janë heronj modernë. Heronj modern janë ata që sponsorizojnë artin. Ka shumë filma që nuk janë bërë për arsye financiare. Në 10 tetor do të jetë premiera në Shqipëri e pastaj do jetë ccdo ditë. Në datë 12 tetor, dy ditë më vonë do kemi premierën në Prishtinë dhe më pas do jetë dhe atje në të gjithë kinematë”, tha regjisori Doga.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti