Efektivë të Komisariateve nr.2,3,5 dhe 6 të kryeqytetit po hetohen për raste konkrete, mes tyre atë të shoqërimit të pajustifikueshëm në polici të adoleshentëve pa arsye. Të rinj që rrinin pranë banesave të tyre janë shoqëruar pa asnjë shkak, ndaj tyre dyshohet se është ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndërkohë që janë mbajtur për verifikim në ambientet e policisë. Këto shkelje janë konstatuar nga efektivë të Komisariati nr.2 dhe 5 që ndodhet në Kamëz. Për këtë shkak, në këto dy institucione, mësohet se janë lëvizur e pezulluar nga detyra efektivë dhe drejtues të tyre me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Prokurorët thonë se rastet me flagrante, të cilat po hetohen ka të bëj me shoqërimin e nënës me fëmijën e saj në ambientet e Komisariatit nr.3.