TIRANE- 25 vite burg, 10 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike ishte kërkesa e Prokurorisë në pretencën ndaj ish-deputetit Kristian Demokrat. Mark Frroku.
Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancën e pretencës ndërsa në 40 faqe prokurorët Anisa Qilimi e Adriatik Cama argumentuan fajësinë e ish deputetit për 4 akuza.
Mes krimeve të kryera nga Frroku sipas Prokurorisë është ajo e vrasjes së Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë për të cilën u kërkua 17 vite dënimi.
Refuzimi për deklarim pasurie e deklarim i rremë për të cilën u kërkua 3 vite burgim.
Pastrim parash për të cilën u kërkua 17 vite dënim dhe ndërtim pa leje për qëllime biznesi për të cilën prokurorët kërkuan 4 vite burg.
Prej 23 Mars 2016 Frroku është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzat e mësipërme, ndaj të cialve ai gjithmon ka deklaruar se është i pafajshëm.
Sipas prokurorisë pasuria e pajustifikuar e Frrokut përllogaritet në 2 milion euro, e kjo pasuri ka burim parash trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.
Në përfundim të pretencës avokati i Frrokut u shpreh se do të bëjnë mbrojtien duke kërkuar pafajsi.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës për akuzën e vrasjes që rëndon në bashkëpunim ndaj Frrokut dha pafajësi për Kristjan Marinaj i cilësuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO