Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lexuar sot pretencën ndaj Arben Frrokut, të akuzuar për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lajman, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt të 2 viteve më parë.
Sipas prokurorit të çështjes, Arben Frroku është autor i ngjarjes së rëndë dhe për këtë duhet dënuar me "Burgim të Përjetshëm".
Pas pretencës, kanë reaguar avokatat mbrojtës të Arben Frrokut, pasi vetë i pandehuri nuk ishte i pranishëm gjatë seancës. Sipas avokatëve, Genc Gjokutaj dhe Tonin Prendi deri më sot nuk ka asnjë provë që implikojnë përfshirjen e Mark Frrokut në vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamajt më 23 shkurt 2013.
"Ne prisnim këtë konkluzion të prokurorëve, duke nisur nga fakti se kjo prokurori, në mungesë të provave, solli gjithçka në këtë konkluzion. E gjithçka ishte pjellë e fantazisë së prokurorisë, por nuk kishte prova që të mund të dëshmonin asnjë episod dhe nuk japin asnjë të dhënë që Frroku është autor i ngjarjes", tha njëri prej avokatëve mbrojtës të Frrokut.
Duke folur për dëshmitarin anonim të marrë nga prokuroria, avokatët u shprehën se ai është i paguar. "Ky është një dëshmitar i paguar për këtë punë që shkëputi marrëdhëniet me drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve. Është kapur për t'i bërë presion. Nga mospranimi i identitetit të saktë janë rrëzuar shumë nga kërkesat tona. Dëshmitari, në momentin që ne kemi bërë kërkesat, ka qenë i zbuluar", tha njëri prej avokatëve të Arben Frrokut.
Tashmë Gjykata do të dëgjojë gjatë seancës së rradhës gjyqësore dhe palën mbrojtëse dhe më tej do të jepet vendimi final./atsh/
/Shqiptarja.com