Prokuroria nis hetimet për lejet e ndërtimit dhe kolaudimet e pallateve që u copëtuan nga tërmeti

TIRANE- Dy prokuroritë e rretheve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Krujë, kanë vendosur të nisin veprimet hetimore për të nxjerë shkaqet dhe njerëzit përgjegjës, për ndërtimet e dobëta të ndërtuara në Krujë dhe Durrës. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga dy prokuroritë respektive, ku në këtë çështje veprimet e para në teren dhe administrimin e dokumentacionit, po e kryer policia e Durrësit.  “…qëllimi i këtij hetimi është për të parë nivelin e ndërtimit, respektimin e planit fillestar të projektit të objektit.Respektimi i cilësisë së ndërtimeve duke filluar nga trashësia e kolonave dhe mureve mbushës. Njëherësh në planin e këtij hetimi, do të analizohen lejet e miratuara nga bashkitë apo komunat, nëse janë miratuar sipas kritereve urbanistike dhe nëse këto leje kanë qënë ok, si janë zbatuar ato në teren gjatë ndërtimit të objektit. Është një hetim i gjërë, teknik dhe që do kohën e vet për të dalë në konkluzjone, pasi do verifikohen dhe vërtetësia e akteve kolauduese të këtyre objekteve,sepse kemi dyshime të forta se këto akte janë të falsifikuara…”-tha një prokuror i rrethit të Durrësit.

Më tej në fokus të hetimit do jetë dhe verifikimi në teren i kateve shtesë, duke shkelur kështu jo vetëm kriteret e lartësisë të miratuara në bashki, por edhe duke falsifikuar projektin dhe aktin kolaudues përfundimtar të banesës. Këto që po shihni në foto, janë dy themele (plinda) të ndërtit të një banese private. Shikoni me vëmëndje se çfarë lartësie, gjerësie dhe ngushtimi kanë këto themele ndërtimi. Mbi këto themele ngrihet 1 kat,pastaj dy e derisa shkon ne 4 dhe 5-se. Foto tjeter satelitore tregon si u rrit në vite hotel “Mira Mare” në Durrës. Kjo tragjedi natyrore, duhet të sjellë revulucion në ndërtim dhe ti jepet fund këtyre themeleve.

Nga ana tjetër prokuroria dhe komisariati i Krujës, ka nisur sot në mëngjes verifikimet për rrëzimin e pallatit në Thumanë, ku do shikohet dhe analizohet të gjitha rastet e denoncimeve të mëparshme, për gjëndjen e mjerueshme të ndërtimit të tre pallateve të shembura në zonën e Thumanës. Të tre pallatet e dëmtuara rëndë në Thumanë, ku dhe humbën jetën rreth 12 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, ishin ndërtuar me punë vullnetarë gjatë sistemit komunist. Për tre objektet, qysh prej vitit 2010 e deri në shtator 2019 janë dërguar në Shtabin e Emergjencave Civile, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, sinjale që raportonin rrezikun e shembjes së këtyre objekteve nga përmbytja dhe tërmeti, por askush nuk ka reaguar për parandalimin e situatës.

Vila Palma

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kpk: 30/11/2019 17:13

    vini prokuror k@rin me te madh, ervin karanxhen qe te bej drejtesi sic beri me permbytjen e autostrades tr dr

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/11/2019 12:09

    Hahahahahah pirdh pirdh thojini prokuroleshes, a u bë hataja për 30 vjet masakra mjedisore nga neandertalizmi fshatar ?! Tani beni si të doni! Fshatarët iu versulen qyteteve si ortek pasi ligji i P A S A P O R T I Z I M I T ua ndalonte nje gje te tille. Iu versulen qyteteve dhe bene ndertime si surreterit e tyre pa pyetur se do shkaterronin urbanistiken apo dhe fyer ata qe nuk i deshironin zaptimet e masakrat mjedisore e shtesat e me the e te thashe.

    Përgjigju
  • FBI: 30/11/2019 12:07

    Keshtu duhet perpara pergjegjesi abuzuesit se u shuan familje ngushellime viktimave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur