Unioni i Gjyqtarëve është distancuar pas skandalit të publikuar në emisionin 'Stop' ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës kërkon favore seksuale.
 
"Unioni distancohet nga keto veprime te turpshme dhe nxit organet kompetente Prokurori dhe KLD te veprojne per te zbardhur sa me shpejt ngjarjen dhe per te marre masat perkatese.
 
Garantojme publikun se shumica dermuese e gjyqtareve nuk kane asnje lidhje me keto fenomene shume te rrezikshme, te cilat jane ne kundershtim flagrant me normat e etikes se gjyqtarit dhe moralit shoqeror.
 
Falenderojme median per identifikimin e ketij rasti, i cili do te sherbej per te percaktuar qarte fajtoret dhe shmang perbaltjen pergjithesuese te trupes se gjyqtareve" thuhet në reagim.
 
Prokuroria për Krime të Renda regjistroi në mbrëmje procedimin penal për veprën penale "korrupsioni pasiv i gjyqtareve..." dhe po kryen veprimet e nevojshme proceduriale.
 
Pas publikimit të skandalit, gjyqtarit Guximtar Boçi i është kërkuar që të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime. 


d.b/shqiptarja.com