Mos përgatitja e konkluzioneve përfundimtare nga prokurorët e procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit është bërë shkak për shtyrjen e seancës këtë të martë.

Prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi dhe pse kishin planifikuar se këtë të martë do të lexonin kërkesat e tyre për pretencën ndaj Shullazit dhe katër të pandehurve kërkuan sërish kohë, pasi nuk ishin gati.

Shullazi akuzohet për një sërë veprash penale së bashku me katër shokët e tij, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela, ndërsa prej më shumë se 1 viti ata janë përballur në gjyq dhe me provat dhe dëshmitarët e Prokurorisë.

Ai ka mohuar akuzat, duke u shprehur se mbahet padrejtësisht në qeli, por sipas Prokurorisë, ka prova që faktojnë aktivitetin kriminal të Shullazit dhe grupit të drejtuar prej tij në gjobëvënie, shantazh dhe kërcënime.