Prokuroria zbardh dy letër-porositë nga SHBA dhe Skocia: Ka prova, PD fshehu 650 mijë $ lobim

Për herë të parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha u paraqit në derën e prokurorisë së Tiranës për një hetim të nisur prej viti e gjysmë mbi dyshimet e arsyeshme se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Basha suprizoi me deklaratën e tij se hetimin e kërkoi vetë PD-ja dhe këmbënguli që nuk ka shkelur ligjin.

Por në një reagim të parë për këtë hetim prokuroria e Tiranës zbulon dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh. Përveç Bashës sot dëshmuan edhe Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani në prokurori. 

Prokuroria e Tiranës deklaroi sot se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse (lexo ketu)

Njoftimi i prokurorise se Tiranes
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë janë marrë në pyetje ditën e sotme me datë 25.03.2019, shtetasit Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani. Duke marrë shkak interesimin e medias për hetimin që po zhvillohet bëjmë me dije se objekt i hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën elektorale të vitit 2017. Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh.

Sipas akteve të ardhura nga letërporositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin. Marrja në pyetje e shtetasve të mësipërm është një proces normal në rrjedhën e zhvillimit të hetimeve dhe në kohën e çmuar si të përshtatshme në raport me provat e administruara.

Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD. Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë garanton hetim objektiv dhe të paanshëm në lidhje me këtë çështje, duke u bazuar në prova dhe në ligj, si dhe të pandikuar nga deklaratat.

Historia e lobimit te PD-se ne SHBA
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Formulari i dorezuar nga PD-ja ne KQZ

Formulari i dorezuar nga PD-ja ne KQZ per burimin e financimin ne fushaten e zgjedhjeve te 2017/ Mungojne 650 mije dollaret e lobimit ne SHBA

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 25/03/2019 17:01

    He Bashe pushti do te maresh raport mjeksor?

    Përgjigju
  • Populli: 25/03/2019 16:12

    Meqense ka prova perse nuk e arrestoni Lulushin bashke me hajdutet e tjere

    Përgjigju
  • Populli: 25/03/2019 15:24

    I pafytyre mashtrues dhe genjeshtar ordiner,Basha je nje kryehajdut qe se ke shokun,vetem ne keto 10 vite ne PD ke 10 ceshtje te hapura per mashtrime,vjedhje dhe vrasje me Prokurorine,ja ti do sjellesh ndryshimin

    Përgjigju
    • Raul: 25/03/2019 21:03

      Po sikur keto para ti kishte nisur larg qofte Edi Rama ne drejtim te paditur e dini cdo kishte bere klani i zagareve te pd-se : do ti kishte shtuar nje zero shifres per ta 10 fishuar dhe do kishin dale gjithe zagaret, Spaho, Alibeaj Muli Geringu, Klevis Kerici, e Kejdi Dhembcakallja dhe do kidhin shqyer ekranet duke uleritur per kete lobim, kjo eshte shpura e shqupit, mjere pd- ja

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut