Prokurorja e parë e shkarkuar nga Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin për Besa Nikëhasanin

Prokurorja e parë e shkarkuar nga Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin për Besa Nikëhasanin

Prokurorja e shkarkuar, Besa Nikëhasani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani. Trupa e KPA e përbërë nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarë: Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari vlerësoi të ligjshëm shkarkimin e prokurores Nikhasani seancën e 20 prillit pasi nuk justifikonte pasurinë. ​

Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë "Toytota Landcrusie" me vlerë rreth 20 mijë euro. Pas kësaj seance të Vettingut, jashtë ambienteve me një zë të dridhur, prokurorja deklaroi se ka punuar me ndershmëri edhe pse i kanë vendosur edhe tritol në banesë. Ajo theksoi se në fillim në 2003 ka deklaruar vetëm rrogën e saj, pasi nuk e dinte se duhet deklaruar gjithçka.

Kemi filluar të deklarojmë pasurinë në 2003. Të betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam ditur se duhet deklaruar gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin.  Që në 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni?

Mendoni se jeni e pakorruptuar? Nuk jam e korruptuar. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do të apeloj vendimin, pasi është e drejta ime. Jam kurioze të di cfarë është shkruar në vendim. Nëse kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë, kur nuk kam shkelur ligjin. Kam 14 vite që shkoj nga Tirana në Shkodër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurore Ina Rama, kam punuar dite e nate.

I jam përkushtuar detyrës duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia dhe makina, ngjarja nuk është zbardhur. Këta thonë që ke furositradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me ‘Golf’ do shkoj? Më kanë hedh në kanal. Nuk kemi një llogari kursimi. Është e drejtë kjo? Po pres arsyetimin pse jam shkarkuar, nuk ma ka marrë mendja se do të shkarkohem. Do të shkoni në zyrë sot? Po si të shkoj, unë jam e pezulluar.

Besa Nikëhasani, ish-prokurore e Apelit në Shkodër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 12/09/2018 19:21

    Sidomos prokuroret femra, totalisht jane te korruptuara. Fshihen pas opgj te vete, e pas surratit "engjellor". Ti vij turp, jane dhe nena femijesh keto mostra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes