Shkrimtari edhe dramaturgu Stefan Çapaliku promovoi mes miq dhe të afërmish romanin “Mbyllur për pushime” tek instalacioni “Reja”. Në këtë roman ngjarjet ndodhin gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga dita e kapitullimit të Italisë, shtator 1943 deri me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944. Autori rrëfen, se si lind ky roman, ku historia rrëfehet me sytë e humbësve, jo të fitimtarëve
“Origjina e këtij libri ka qenë një pyetje, që më ka lind sa kam nxin mend, kur dëgjoja herë pas here, formulën; Ernest Koliqi si iku në Romë? Me kolonën e fundit gjermane. Po Mustafa Kruja, Bib Miraka etj? Përherë kam pyet veten çfarë ka qenë kolona e fundit gjermane? S’kam ditë asnjëherë t’i jap përgjigjen derisa një ditë më ra në duar romani i Karl Gurakuqit për ‘Kolonën e fundit gjermane’. Kështu mendova që të bëj një roman që të shikoj historinë me sytë e humbësve, jo të fitimtarëve”, shprehet shkrimtari Stefan Çapaliku.
Ngjarjet zhvillohen në tre vende Beograd, Tiranë edhe Shkodër. Por, shkrimtari tregon se në fokus të romanit të tij janë fatet njerëzore, që kanë jetuar ndër kontekste të gabuara.
“Më interesojnë fatet e njerëzve që kanë jetuar epokën në një kontekst të gabuar, jo faktet historike”.
Stefan Çapaliku është autor i trilogjisë “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, “Renzo Colllura, një artist i humbur në Shqipëri”, “Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar” etj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lëvizjet pezull’, performanca e Dy Guliverëve te ‘Reja’! 6 artistë të rinj, balet dhe muzikë në shesh të hapur
3 Nëntor 2022, 17:51
-
Mungoi në ndeshjet e Kombëtares, mesfushori lë pas lëndimin
5 Tetor 2022, 19:17
-
Stefan Çapaliku zbulon ish gruan serbe të Martin Camaj: Ishin çifti më i bukur i gjithë universitetit të Beogradit
28 Qershor 2022, 21:32
-
Ndahen çmimet kombëtare 'At Zef Pllumi', shkrimtarët Stefan Çapaliku, Ndue Dedaj dhe Eugjen Merlika shpallen fitues
26 Shkurt 2022, 15:13
-
'Mbyllur për pushime', Çapaliku prezanton librin në Korçë
5 Qershor 2021, 21:20
-
Rrëfimi i dramaturgut për Serafin Fankon, si ‘Felini i teatrit shqiptar’
14 Prill 2021, 16:46
-
Ekspozita/Fëmijët ‘mposhtin’ pandeminë me art
17 Mars 2021, 16:37
-
Ushtari italian që pikturoi Shqipërinë në ’43-in, Çapaliku: Renzo Collura, një artist i humbur në vendin tonë
30 Janar 2021, 14:38
-
Çelet tek “Reja” ekspozita “Piktura dhe fëmijët” (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 17:11
-
Teatri Eksperimental çel sezonin, Kiço Londo: Shumë shpejt, me shfaqje edhe në sallë
9 Shtator 2020, 16:56
-
Teatri i Metropolit çel sezonin artistik, “Pesë ditë mbret” e Çapalikut në tarracën e Pallatit të Kulturës
7 Shtator 2020, 15:22
-
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e parë stërvitore: Konfirmohet mungesa e Kumbullës
31 Gusht 2020, 19:26