TIRANE - Libri “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit u promovua gjatë ditës së sotme. Proza poetike, tregime, skica dhe rrëfime poetike, si edhe 60 proza meditative, të panjohura për lexuesit edhe studiuesit të Mid’hat Frashërit botohen për herë të parë.
Gjatë promovimit të librit i pranishëm ishte edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili në botimin “Vepra të zgjedhura” ka shkruar parathënien “Drama e një lideri”. Materiali i shkruar prej tij mban vitin 2008 për dramën “Foleja kombëtare” të Mid’hat Frashërit, por përkon me gjendjen e Teatrit tonë Kombëtar aktualisht. Ndër të tjera Kadare shkruan:
Dramaturgjia përbën pjesën më të papërfillshme në letrat shqipe. Nga ana e saj, jeta teatrale nuk ka shkëlqyer kurrë në këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt...
Ismail Kadare, shkrimtar
Eshtrat e Mid’hat Frashërit do të riatdhesohen në Tiranë në muajin nëntor dhe do të vendosen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.3%
-
Negativ
50.3%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 12687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valon Arifi: Ju kujtohet Albin Kurti dhe Bojken Abazi si e vandalizuan Tiranën për projektin e 'Teatrit Kombëtar'? Tani promovojnë të njëjtin projekt
4 Shkurt, 20:37
-
'Ishim në Kosovë kur Kadare mësoi se u dogj shtëpia e tij', Bujar Hudhri i emocionuar ndan kujtimet me shkrimtarin në 89-vjetorin e lindjes
29 Janar, 12:32
-
Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë
29 Janar, 09:30
-
89 vite nga lindja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare! Leksioni 'Kadareja dhe politikja', vështrim dhe te femërorja
28 Janar, 15:07
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
‘Iluzionet bashkëshortore’, humor dhe dramë në skenën e Teatrit Kombëtar te 'ArTurbina'
26 Janar, 14:08
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
Speciale/ ‘Ritakimi’ me Ismail Kadarenë në shtëpinë-studio-muze! Biblioteka dhe dorëshkrimet e kolosit të letërsisë shqipe
25 Janar, 15:58
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
Fol e mbushjav mendjen.Nese ke kujt, e nese kane vesh e mendje fare.
Përgjigjuok, te duhen edhe ty leket ose eurot
PërgjigjuSeriozisht e ke ti bisha?I duhrn ketij e si duhen atyre plehrave te PD?