Prona që shitet dhe privatizohet, tani vetëm në Buletin
TIRANE - Të gjitha njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, tani do të botohen në dy buletine zyrtare.
TIRANE - Të gjitha njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, tani do të botohen në dy buletine zyrtare. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave, bëri të ditur se është organi, që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore, që privatizohet dhe se duke filluar nga ankandi i radhës do të dërgojë për botim çdo njoftim për ankand vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik dhe Buletinin e Botimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare.
Sikurse dihet, një nga format me të cilat bëhet kalimi i pronës shtetërore në pronë private është edhe shitja e pronës nëpërmjet ankandit, ku pronarët e truallit kanë të drejtën e parablerjes. Deri më sot, njoftimi për zhvillimin e ankandit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi është realizuar nëpërmjet publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimit Publik, si dhe në media kombëtare (gazeta me qarkullim Kombëtar dhe TV Kombëtar).
Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.78/2014, "Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare, MF bën të ditur se njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, nuk do të botohen në mediat kombëtare (gazeta dhe TV kombëtare), por vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Buletinin e Njoftimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare../ATSH/
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.7%
-
Frikë se humbin
43.4%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 1513
Lajme të tjera
-
Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më lejë ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?
29 Mars, 14:49
-
U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare
29 Mars, 14:42
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18
-
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret 'rënie të shpejtë' të inflacionit
29 Mars, 14:16
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48