Pronarët e guroreve te Mali i Tomorrit përplasen me policinë: Gjykata na dha të drejtë, hapni rrugën të nisim punën (VIDEO)
Pronarët e guroreve kanë kërkuar që të nisin punën për nxjerrjen e gurit dekorativ, pas vendimit të gjykatës Admintrative, por ato janë ndaluar nga policia.
Pronarët e guroreve kanë kërkuar që të nisin punën për nxjerrjen e gurit dekorativ, pas vendimit të gjykatës Admintrative, por ato janë ndaluar nga policia. Këta të fundit mesditën e kësaj të hëne kanë bllokuar kamionët e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve. Madje në videon e siguruar nga Shqiptarja.com, shihet teksa një nga pronarët kërcënon efektivët blu. Ai kërkon të flasë me "shefin" e madh, teksa thotë që të mos i hapin probleme pasi në të kundërtën do "t'i vrasë".
Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë më 3 gusht vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Disa nga banorët janë shprehur se ky vendim është skandaloz dhe se ata nuk e pranojnë, madje kanë zhvilluar disa protesta si dhe kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të Administratives.
Lidhur me këtë ngjarje ka pasur më herët edhe një reagim nga ana e ministri të Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë
"Do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rëzimim e VKM-së për Malin e Tomorrit. 4 gjyqtarët; Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit. Do të vazhdojmë të kërkojmë që të firmoset peticioni jonë dhe do ta ankimojmë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë”, u shpreh më herët Klosi.
Personalisht mendoj se guroret nuk duhen lejuar aty. Por mendoj me fort se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sepse Shteti nuk mund te behet vete ligj, e vete Maliq. Ankimoje vendimin ne apel dhe fito. Sado i padrejte vendimi (qe nuk i takon Ministrit ta gjykoje), eshte precedent i rrezikshem ky qe shteti na beka edhe gjykatesin.
Përgjigju
Faik Bajg Fundrrina: 13/08/2019 08:56
Proleshë...katnarë fundrrina pronarë leshi.
I vetmi pronar i tokës eshte dhe do të jetë
R E P U B L I K A !!!
Kur te kuptohet dhe zbatohet kjo, Shqipëria do të shpëtojë!
Përgjigju
Oni: 12/08/2019 21:54
KAPINI NE DRU KETA PALACO, ,,,SE SHKATARRUAN MALIN ME TE BUKUR NE SHQIPERI,,,PISA NJEREZ,,KALBINI NE BURG MASKARENJTE....
Përgjigju
navy: 13/08/2019 07:49
Ilir Meta, Lefter Koka Mafia
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.9%
Të gabuar
13.3%
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2457
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Personalisht mendoj se guroret nuk duhen lejuar aty. Por mendoj me fort se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sepse Shteti nuk mund te behet vete ligj, e vete Maliq. Ankimoje vendimin ne apel dhe fito. Sado i padrejte vendimi (qe nuk i takon Ministrit ta gjykoje), eshte precedent i rrezikshem ky qe shteti na beka edhe gjykatesin.
PërgjigjuProleshë...katnarë fundrrina pronarë leshi. I vetmi pronar i tokës eshte dhe do të jetë R E P U B L I K A !!! Kur te kuptohet dhe zbatohet kjo, Shqipëria do të shpëtojë!
PërgjigjuKAPINI NE DRU KETA PALACO, ,,,SE SHKATARRUAN MALIN ME TE BUKUR NE SHQIPERI,,,PISA NJEREZ,,KALBINI NE BURG MASKARENJTE....
PërgjigjuIlir Meta, Lefter Koka Mafia