Pronarët e lokaleve në Berat kundërshtojnë policinë, protestë në Pedonale: S’kemi shkresë, nuk bazohemi te njoftimet e Ramës në Facebook (VIDEO)

Pronarët e lokaleve në Berat kanë dalë në qendër të qytetit, më saktësisht ne Pedonale, për të protestuar për mbylljen e tyre në fundjave, në një kohë kur ky qytet është zonë e gjelbër.

Kjo ka shkaktuar edhe një përplasje mes pronarëve dhe policisë, me këta të fundit që i kanë pronarëve t'i mbyllin, por janë përgjigjur se nuk kanë një shkresë zyrtare për këtë. Si rrjedhojë bizneset kanë vijuar të qëndrojnë të hapura duke deklaruar se nuk e marrin për bazë njoftimin në 'facebook' të kryeministrit.

Ata deklarojnë se nëse vazhdojnë të qëndrojnë kështu do të falimentojnë. Po ashtu shumë shpejt nuk do të kenë mundësi ti pagujnë me punëtorët, në një kohë kur punojnë vetëm pesë ditë në javë. Pronarët shtojnë se duke qenë zonë e gjelbër lokalet duhet të qëndrojnë të hapur ditë e natë.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepi: 24/05/2020 16:35

    Katunare hesapi dhe s ka shtet sepse vetem në Shqiperi kundershtohet policia. Në vende të tjerë policia të shqyen b...n

    Përgjigju
  • ska rendesi: 24/05/2020 11:23

    Bravo mos i mbyllin se po vdes ekonomia jone. Bashke me te po vdesim dhe ne. po s'pati ekonomi ska jet.Mjaft më me keto mbylljet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës