Nisma e bamirësisë së futbollistëve të Premier League ka trembur akoma më shumë pronarët e klubeve, të cilët po këmbëngulin për uljen e pagave. Një sërë lojtarësh, me më shumë emër, të mërkurën lancuan nismën e tyre për të kontribuar në luftën kundër koronavirusit, duke ndihmuar sistemin e shëndetësisë.
Siç raporton Daily Mail, nisma e Harry Kane, Marcus Rashford dhe Kevin De Bruyne që pritet të mbështetet nga shumë futbollistë të tjerë, ka për qëllim që t'i dhurojë sistemit të shëndetësisë në Angli një shifër prej 20 milionë paundësh. Kjo nisi pas këmbënguljes së lojtarëve për të mos pranuar uljen e pagave të kërkuara nga klubet, të cilët pretendojnë se gjenden në vështirësi financiare pas krizës që ka sjellë COVID-19.
Më herët shoqata profesioniste e futbollistëve në Angli doli me pretendimin se nuk pranon që të ulen pagat pasi paratë që përfitohen do të shkojnë vetëm në xhepat e pronarëve të tyre të pasur. Gjithmonë sipas tyre më mirë do të ishte që paratë të shkonin për bamirësi, diçka e cila deri më tani nuk ka mbetur në kuadrin e fjalëve.
Gjithsesi pas Southampton West Ham është bërë klubi i dytë në Premier League, që arrin marrëveshjen me futbollistët për uljen e pagave. Raportohet se të njëjtën gjë pritet të lajmërojë edhe Manchester City, por ndërkohë për të gjithë klubet do të mbahet një takim të mërkurën me shoqatën e futbollistëve, e cila duket e vendosur për të mos hequr dorë nga pretendimet e tyre.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.3%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Zyrtare/ Omar Marmoush firmos me Manchester Cityn, egjiptiani kushtoi 75 mln euro
23 Janar, 15:25
-
Chelsea i jep fund thatësirës, vjen fitorja e parë në 2025! Como e Fabregas i jep leksion Udinese-s (VIDEO)
21 Janar, 10:41
-
GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! City shënon gjashtë gola, Everton fiton me Spurs
19 Janar, 17:13
-
GOLAT/ Liverpool pa rivalë, fiton në limite dhe mban kreun e Premier League! Arsenali ndalet në shtëpi, Bournemouth befason Newcastle
18 Janar, 16:38
-
Armando Broja përplas dy klube, e ardhmja e sulmuesit enigmë
17 Janar, 15:05
-
Zyrtare/ Erling Haaland rinovon me Man. Cityn deri në vitin 2034, kontratë rekord dhe pagë e majme
17 Janar, 10:42
-
GOLAT/ Man. United fitore me vuajtje, mposht 3-1 'Shenjtorët'! Tri pikë edhe për Brighton
17 Janar, 09:53
-
GOLAT/ Arsenali përmbys Tottenhamin, fitojnë Newcastle dhe Aston Villa
16 Janar, 10:04
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
GOLAT/ Manchester City ndalet 2-2 në fund, barazime me gola edhe për Liverpool e Chelsea
15 Janar, 10:48