Një qen inteligjent “Retriever” ka krijuar një situatë komike në rrjet, pasi një video e këtij të fundit teksa zbatonte ‘urdhrin’ e pronarit të tij bëri xhiron e rrjetit, duke shkaktuar mjaft të qeshura.
Video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, tregon momentin kur qeni ngjit shkallët në një mënyrë të pazakontë, pasi pronari i tij i kishte thënë të mos ngjitej lart.
“Retrieveri” inteligjent duket se gjeti një mënyrë dinake për të realizuar qëllimin e tij, ndërsa i ngjiti ngadalë shkallët mbrapsht.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Teknikisht, qeni ishte "drejtuar" poshtë, siç vuri në dukje një komentues. Pra, të paktën sipas logjikës së qenit, asnjë rregull nuk u thye.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)