TIRANE- Janë në total 51 shërbime për publikun që ofrohen nga sportelet e hipotekave, të cilat tashmë do të menaxhohen nga ADISA, Qendra e ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Në faqen e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë publikuar tarifa përkatëse për secilin shërbim, afati brenda të cilit qytetarët janë të detyruar të kryejnë veprimin, afatin në të cilin hipotekat duhet ta kryejnë shërbimin, si dhe kamatëvonesa për subjektet që nuk respektojnë afatet e përcaktuara me ligj. Tarifa më e shtrenjtë paguhet për shërbimin regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme në zonat rurale (pa përfshirë afatin ligjor 45 ditë), i cili kushton 30,000 lekë.
/Shqiptarja.com











