Propolisi, ja pse duhet ta
marrin gratë 2 herë në vit

Propolisi, ja pse duhet ta<br />marrin gratë 2 herë në vit
Propolisi është një nga ilaçet më të vjetra në botë dhe ndihmon në kurimin e shumë sëmundjeve. Është përdorur me sukses në kurimin e gripërave, bronkiteve, pneumonive të ndryshme, apo për të ulur presionin e gjakut si pjesë e terapive komplekse.

Gratë nga 45 - 50 vjeç
Për gratë e grupmoshës mbi 45-50 vjeç, propolisi përdoret si shtojcë ushqimore gjatë periudhës së menopauzës për ruajtjen e imunitetit konstant si dhe kurimin e puçrrave në qafën e mitrës duke marrë 1-2 doza vjetore.

Propolisi me pika rekomandohet që të merret me mjaltë të holluar me ujë, ose me lëngje. Esenca e propolisit, merret sipas peshës zakonisht, por kryesisht varion nga 5 deri në 30 pika, tre herë në ditë.

Ashtu si të gjithë produktet e tjera të bletës, rekomandohet përdorimi së paku 1 orë para ose 2 orë pas ushqimit. Duhet që të kjo dozë të merret për rreth 10 ditë, por doza dhe afatet kohore përcaktohen sipas problematikës dhe peshës trupore.

Propolisi si tretësirë përmirëson oreksin dhe përdoret si qetësues për pagjumësi. Në të njëjtën kohë, propolisi konsiderohet si një super ilaç për kurimin e plagëve të ndryshme sidomos atyre mykotike.

Antibiotik natyral, antiviral, anti-inflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar. Mund të përdoret direkt apo edhe si shtojcë ushqimore duke u marrë nga goja me pika direkt ose në çaj.

Përbërësit e propolisit
Përbërësit e propolisit janë rrëshira dhe balsame në masën 50-55 për qind, ku përfshihen terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike. Propolisi përmban dyllë në masën 25-35 për qind, vajra esencialë në masën 5-10 për qind, polen 5 për qind dhe substanca të tjera 5 për qind.

Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit, varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme.

E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsistenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm kur punohet me dorë./shije/
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)