Takimi i para pak ditëve me dyer të mbyllura mes ministres së Kulturës, Elva Margariti, drejtoreshës së Teatrit të Operës Zana Çela dhe stafit artistik në godinën e restauruar për performancën të TKOB-së, analizën katërvjeçare e pati vetëm si justifikim. Si çdo vendim që ndryshon fatet e institucioneve të kulturës, edhe kësaj here propozimi i për shkëputjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore nga Ministria e Kulturës u tha mes rreshtave, si të qe se po i lihej për menaxhim kostumi i “Madame Butterfly” ndonjë fondacioni.
“TKOB, siç tha dhe drejtoresha Zana Çela, duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe në kontinente të tjera nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momenti me një investim të tillë, që ka bërë qeveria shqiptare, me një rrugë tashmë të hapur dhe infrastrukturë të shtuar që të fillojë dhe të ndryshojë totalisht mendësia e konkurrencës në të gjithë territorin kombëtar dhe kjo pse jo le të jetë shtëpia e parë, që kjo konkurrencë të nis dhe të marr jetë”, shprehet gjatë këtij takimi Elva Margariti, ministrja e Kulturës.
Me mungesën e mirëmenduar të medieve, nën justifikimin e pandemisë Covid 19, dhe me shtrirjen e diskutimit veç mes drejtoreshës dhe ministres së kulturës, artistët në pamundësinë për të shtruar pyetje, mbeten të shqetësuar për të ardhmen e tyre artistike.
"ReportTv" ka kontaktuar drejtoreshën e TOB-it për të kuptuar se nga kush erdhi ky propozim dhe kush e shkaktoi ngërçin e prishjes së binomit MK-TKOB, edhe çfarë synon konkretisht ky propozim? Por, nuk ka asnjë përgjigje.
Ndonëse drejtoreshës me mandat të përfunduar nuk dihet ende nëse i është rinovuar kontrata, në kushte të tilla pritet që për të ardhmen e këtij institucioni të restauruar nga taksapaguesit shqiptarë me më shumë se 1.2 miliardë lekë, që ka qenë në varësi të shtetit për rreth 65 vjet, me buxhet-vjetor rreth 295 milionë lekë, edhe ku ushtrojnë artin e tyre 250 persona (artistë edhe administrata), fjalën e tij në të ardhmen, pse jo ta thotë dhe privati.
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.2%
-
NUK E DI
5.7%
Vota total: 2789
Lajme të tjera
-
Në krye të “Opera-s”, Voshtina rikthehet më e pushtetshme, flet dhe për konfliktet e hershme! 112, 7 mln lekë faturë, Ministria: Nga 1 korriku rriten pagat, ja kush përfiton
30 Qershor, 17:04
-
Pallati i Brigadave si Butrinti?! Hyn në fuqi Plani i Menaxhimit, ministrja: Nuk përjashtohet bashkëpunimi me privatin
30 Qershor, 14:19
-
Ministerali i Ballkanit Perëndimor, projektet e kulturës ku mund të aplikojë Shqipëria, komisionerja Gabriel flet dhe për Teatrin: Ruajtja e trashëgimisë, detyrë e përbashkët
27 Qershor, 20:18
-
18 vepra arti në hapësirat publike, qeveria fond 200 mln lekë! Afati për aplikim deri më 7 gusht! Rama: Institucionet të blejnë punët e artistëve
24 Qershor, 11:51
-
Ikën Zana Çela, në krye të TKOB-së violinistja Abigeila Voshtina, të cilën artistët e donin të shkarkuar
22 Qershor, 16:31
-
Java kulturore e Izraelit, në Tiranë çelet ekspozita "Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”, merr pjesë Kryeministri Rama
10 Qershor, 13:59
-
Parlament, interpelancë për Butrintin, Zhupa: Do ndërtoni resort, pse s'e jepni me koncesion dhe Ministrinë e Kulturës? Margariti: Nuk do ketë asnjë ndërtim
9 Qershor, 10:52
-
7 Kandidatët drejt ‘Operas’, mes tyre edhe ish-Drejtoresha Voshtina, të cilën artistët e donin të shkarkuar! Finalist dhe Gjika, e dinte veten të skualifikuar
7 Qershor, 19:39
-
Marrëveshje bashkëpunimi në kulturë Shqipëri-Itali! Ministri Franceschini për Report Tv: Luftë trafikut të objekteve me vlerë historike! Investimi te talentet e reja, prioritet
7 Qershor, 17:52
-
Ribotohen kujtimet e Drita Agollit, të parës regjisore shqiptare të diplomuar, Shanaj: Model i gruas së emancipuar! E bija tregon 'pengun’: Iku duke kënduar
2 Qershor, 19:21
-
Restaurohet kisha 8 shekullore e Shën Ndout, fra Jaku: Bota i ruante, komunizmi i shkatërronte, jemi drejt një ecje të re! Ministrja: Bashkë për kulturën
28 Maj, 20:22
-
Nis Java Greke e Kulturës, firmoset memorandumi për bashkëpunim në fushën e arkeologjisë, ministrja greke: Do punojnë grupe shkencore nga të dyja vendet
23 Maj, 21:50
Po ai qe blen ose privatizon TKOB ti paguajne edhe artist e instrumentist , kshu qe as artistry nuk ngelin pa pune gjithe ato harqe instrumentiste
PërgjigjuNuk eshte hera e pare qe indtitucione apo objekte mjaft te rendesishme per vendin shkojne drejt privatizimit apo PPP ve, sido qe mund te quhen, pasi ne to eshte investuar ne shuma te konsiderueshme nga shteti. Kjo menyre eshte vjedhje e paster e fondeve publike qe kalon ne favor te " zhvilluesit" te radhes,besoj edhe ky i paracaktuar tashme
PërgjigjuTeatri i Operas quhet Teatri Kombetar i Operas dhe Ansambli quhet Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve dhe nuk jane prone as e Elva Margaritit dhe as e Zana Celes qe ti trajtojne sikur ta kene placken e tyre per ta shitur dhe per te ndare fitimin por jane pasuri e kombit
Përgjigju