Propozimi/ Kush kanos gazetarët 1 deri në 3 vite burg, dhuna dënim nga 1 deri në 5 vite, barazohet mbrojtja me mjekët, policët dhe të zgjedhurit 

Propozimi/ Kush kanos gazetarët 1 deri në 3 vite burg, dhuna dënim nga 1 deri në 5 vite, barazohet mbrojtja me mjekët, policët dhe të zgjedhurit 

Gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të kenë të njëjtën mbrojtje ligjore ashtu si mjekët, punonjësit të policisë dhe funksionarët e lartë publikë, sa i takon kanosjes dhe dhunës për shkak të detyrës. Kështu parashikon një projektligj, për ndryshimin e Kodit Penal, i propozuar nga deputetja Ina Zhupa. Edhe pse nisma ligjore është depozituar në Kuvend që në 7 shkurt të vitit 2023, ende nuk ka nisur shqyrtimi në komisionet parlamentare, ku për rrjedhojë nuk ka një qëndrim nga grupet parlamentare nëse janë pro apo kundra. 

Nisma ligjore shton një paragraf në nenin 237 të Kodit Penal, vepra penale goditje për shkak të detyrës, duke parashikuar që dhuna ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, dënohet nga një deri në 5 vite burg. Kodi Penal në fuqi parashikon një dënim nga 1 deri në 3 vite burg për goditjen ose dhunën për shkak të detyrës. Kodi në fuqi parashikon 1 deri në 5 vite burg vetëm për dhunën ndaj mjekëve, punonjësit të policisë, deputetët, kryebashkiakët apo funksionarit publik. 

Projektligji i propozuar shton një paragraf edhe në nenin 238 të Kodit Penal, vepra penela ‘Kanosja për shkak të detyrës’, duke parashikuar që kanosja ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, dënohet nga një deri në 3 vite burg. Kodi Penal në fuqi parashikon një dënim deri në dy vjet, pra pa një kufi minimal, duke krijuar hapësirë që një kanosës mund edhe të mos dënohet fare. Propozimi parashikon për herë të parë një dënim minimal 1 vit burg, dhe atë maksimal deri në 3 vite burg, ashtu siç edhe parashikohet për mjekët, policët dhe të zgjedhurit. 

Në relacionin që shoqëron projektligjin, thuhet se “Punonjësit e medias në Shqipëri përballen me sulme dhe përpjekje për censurë, që sipas gazetarëve e përfaqësuesve të organizatave të medias kalojnë pa u ndëshkuar. Shqetësimet janë ngritur disa herë edhe nga Këshilli i Evropës dhe organizatat e mbrojtjes se mediave, vendase apo të huaja. Ekspertët e lirisë së shtypit dhe mediave kanë konstatuar se në vitin 2021, nga 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve në Shqipëri të raportuar nga "Safe Journalist", asnjë nuk ishte zbardhur dhe askush nuk ishte ndëshkuar. Roli i organeve shtetërore në parandalimin e rasteve të dhunës apo intimidimit ndaj gazetarëve, kërkon që këto raste të parandalohen por edhe të ndëshkohen më rëndë, pikërisht nëpërmjet një kuadri penal me të ashpër”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 25/05/2023 05:27

    Gazetaret ne nje shkalle me deputetin,duhet te gezojne imunitetin nga Fryidem Hauzi.Kue shpif une ,quhet "shpifjet per shkak te detyres",kur shpif ai,Pra gazetari,gezon te drejte e shpifjes dhe mbrohet nga ligji

    Përgjigju
  • noku: 24/05/2023 22:43

    gazetaret duhet te mbrohen nga shteti. ketu ka nje klime shume te rende kunder fjales se lire. Qeveria shtyp te drejten e fjales se lire dhe ka shtuar presionin ndaj qytetareve qe kane mendim ndryshe dhe opozitareve.

    Përgjigju
    • Certifikata: 25/05/2023 01:32

      Në Suedi që të marresh licence gazetar duhet të kesh fillimisht certifikate sigurie ( flas për gazetaret e temave social jo të show biz media roze etj ) pra një gazetar mediatik i duhet në Suedi të kaloje disa filtra pasi ka pushtet edhe gazetaria dhe profesionalizem ndaj ose jane budallenj suedezet ose kerkojme shume nga Shqiptarët !

  • Laluci: 24/05/2023 16:34

    Po Gazetaret a duhet te denohen per shpifje? Po Gazetaret a duhen denuar kur kriministrit i thojne hajdut,e shajne me fjalor prej rrugaçi a duhet denuar? Jane shum Gazetare te pa fytyre qe ne emisione televizive gjdo nate nuk len gjo pa shpifur per kryeministrin dhe fyerje ndaj tij a nuk duhet denuar?

    Përgjigju
  • Certifikata: 24/05/2023 15:57

    Atehere duhet qe cdo gazetar te marre nje certifikate sigurie pasi nuk mund te kete me shume pushtet sesa nje polic apo nje zyrtar kur gazetaria eshte ent privat pra merret certificata e sigurise pastaj mbrojtja ligjore me propozimet ligjore siperpermendura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?