132 persona që morën pjesë në një festë të paligjshme në një park të Brukselit për të protestuar ndaj kufizimeve anti-COVID-19 janë shoqëruar nga policia.
Gjatë përleshjes u plagosën rreth 15 persona, përfshirë protestuesit dhe policinë.
Qeveria dhe policia kishin paralajmëruar njerëzit për një javë të qëndronin larg festimeve por një gjë e tillë s'ka ndodhur madje dhe është protestuar duke organizuar një festë.

Protestuesit u mblodhën rreth një zjarri zjarri duke thirrur “Liri!” dhe “Ku është festa? Këtu është festa! ”
Rreth 2000 persona ishin mbledhur në park dhe policia përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për t’i shpërndarë. Disa prej tyre sulmuan policinë me sende.
/Shqiptarja.comKomente

