Prostitucion, trafik droge dhe vjedhje me armë, OFL i kërkon llogari për pasurinë 4 të dënuarve në Divjakë dhe Fier

Prostitucion, trafik droge dhe vjedhje me armë, OFL i kërkon llogari për pasurinë 4 të dënuarve në Divjakë dhe Fier

Katër të dënuar për prostitucion, trafik droge, vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal do të duhet të deklarojnë pasurinë. Operacoini Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë shtetasve Aldo Gorreja, Marenglen Halka, Leonard Hyka dhe Redon Koni.

Aldo Gorreja banues në Divjakë është dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai është arrestuar në shkurt të 2017.

Marenglen Halka banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Halka ka qenë pjesë e një bande italo-shqiptare e cila u godit në vitin 2016.

Leonard Hyka banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

Redon Koni  banues në Patos është dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë tentuan të trafikonin droge drejt Greqisë me dyshek uji.

Këta persona janë subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë