Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 të lënduar: 
21 efektivë, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias (1 shtrim). 

Aktualisht në Spitalin e Traumës janë 2 protestues që po plotësohen me ekzaminime dhe konsulta. Ministria bën me dije se nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14 që janë 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. 

Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar: 2 efektivë policie dhe 3 protestues.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, bëhen gati për akte dhune! Shkulin pllakat e trotuareve