Protesta , Ademi: PD e udhëheq,
 grushti më i fortë për qeverinë

Protesta , Ademi: PD e udhëheq,<br /> grushti më i fortë për qeverinë
“Do jetë populli që do ta bëjë protestën”. Kështu deklaroi deputetja demokrate Voltana Ademi e ftuar në studio në A1 Report për protestën e 12 marsit. Ademi tha se kjo protestë vjen pasi vendi është në një situatë të rënduar ekonomike dhe se krimi ka prkur majat e shtetit.
 
“Ajo çfarë është e rëndësishme është të thuhet se ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme, në kushtet ku ekonomia është rënduar, pasiguria, por ka agravuar dhe situate politike. Ka përfshirje të politikës në krim. Ka të inkrimnuar në Kuvend, apo në administratën publike. Kjo është ajo që është pikënisja dhe fundi i gjthë situatës. Do jenë njerëzit që do e bëjnë protestën, kjo situatë prek direkt qytetarët. Ne jemi çdo ditë të pasigurt, dëgjojmë akuza nga më të rënda nga vetë mazhoranca për përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Kjo bashkohet dhe me situatën e papunësisë. Protesta është e njerzve, ndaj nuk ka ku shkon më dhe duhet të bëjmë diçka. Çdo ditë kemi ndonjë ngjarje të rëndë”, deklaroi deputetja demokrate.  

Ademi thotë se njerëzit do t’i bashkohen kësaj proteste pasi sipas saj është kërkesë e njerëzve për të ndryshuar. Deputetja demokrate tha se opozita do kërkojnë vazhdimisht dorëheqjen e kryetari të Kuvendit, pasi me këtë post prokuroria nuk mund ta hetojë atë në lidhje me akuzat e berë nga deputeti Tom Doshi.
 
“Njerëzit vijnë të protestojnë. Do të jetë populli që do ta bëjë protestën. Është grushti më i fuqishëm kundrejt padrejtësive. Ne në Kuvend do kërkojmë dorëheqjen e Metës, për të bërë një hetim të painfluencuar. Për të bërë të mundur një hetim të duhur, duke mbajtur postin i bëhet presion prokurorisë. Ne mështesim prokurorinë”, theksoi Ademi.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja