Për socialistët, qëndrimi për protestën që ka hyrë tashmë në ditën e 30-të është i qartë. Nxitja nga shtete të huaja armiqësore me Shqipërinë është i padiskutueshëm për ta, njësoj si edhe konkurrenca ziliqare në turizëm, por pranojnë gjithashtu se shumë prej kauzave të atyre që kanë dalë në shesh janë të drejta.
“Respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për çështje që lidheshin me shqetësime, dyshime lidhur me respektimin e normave mjedisore në një investim të domosdoshëm jetik për ekonominë e vendit në Zvërnec, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që që nga dita e parë që kur e frynë këtë tullumbace që pothuajse ka plasur tanimë, duket qartë që janë interesa që lidheshin me konkurrencë rajonale turistike, me interferenca të huaja të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, dhe dita ditës kjo histori po zbardhet. Ky tullumbac po shfryhet, i plasur tanimë, në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Balla.
Mes të ashtuquajturit “Revolucioni i “Flamingove”, një prej deputeteve të PS-së Marjana Koçeku njoftoi largimin nga grupi socialist, por Balla refuzon të komentojë gjatë vendimin e saj. Të vetmin shqetësim që ka ia tha publikisht.
“Personi në fjalë e ka zgjedhur Partia Socialiste e Shqipërisë. Të dorëzojë mandatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, se ia ka dhënë Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një person i votuar, drejtpërsëdrejti, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti, ka të drejtë edhe të përdorë mandatin”, tha Balla.
Drejt skadimit të afatit është reforma territoriale. Komisioni bipartizan mes PS dhe PD duket larg realizimit të një produkti final, hartës së re administrativo territoriale që do duhej të ishte gati brenda muajit korrik. Megjithatë Balla është optimist për realizimin e saj në nisje të sesionit parlamentar.
“Koha gjendet sepse ka praktika, praktikat e mira sugjerojnë që jo më domethënë duhet një vit por nga eksperienca ime të paktën të shkojmë te le të themi të marrim kohën e nevojshme deri në fillim të sesionit të ardhshëm”, tha Balla.
Hartimi i draftit të reformës territoriale kërkon konsensusin e të dyja palëve, të cilat janë ende duke vijuar dëgjesat në qarqe me grupet e interesit. Boçi e Mazniku, dy bashkëkryetarët do të duhet t’i kërkojnë zyrtarisht parlamentit zgjatjen e afatit, në të kundërt zgjedhjet lokale të 2027-ës do të mbahen mbi ndarjen aktuale territoriale.
Komente











Kësaj neomalokes keni të drejtë tja hiqni mandatin se nuk e ka votuar njeri... Ku i gjeni këto mostra dhe i bëni deputete...
Përgjigjumandati i marjana kocekut eshte i vetmi mandat legjitim aty. rama devijoi nga misioni ne momentin qe nuk dorezoi ballukun, ndaj taulant balla me shoke qe mbrojne hajdute bejne mire te dorezojne mandatet. une si votues socialist e kam grisur kintraten me ta dhe kerkoj zgjedhje te reja, pasi ne kete pike dyshoj se cifti rama balla kane numrat per me qeveris.
PërgjigjuE perse ta dorezonte Ballukun o Andi ? Se ju ngref dumanit dhe tja shkrefte balluku .Nuk ka arsye te dorezoj mandatin pa akuze .Fjala mendojme eshte qe ti nuk ke fakte .