Protesta/ Brozi: Politikanët që kanë frikë nga drejtësia kërkojnë dhunë dhe shkatërrim

Protesta/ Brozi: Politikanët që kanë frikë nga drejtësia kërkojnë dhunë dhe shkatërrim

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi u bën thirrje qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita që të mos bien pre e politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim.  Ai thotë se dhuna është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi.

"U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë që të protestojnë paqësisht dhe të dëshmojnë se janë të denjë t’i bashkohen familjes së Bashkimit Europian për të cilën ne shqiptarët ëndërrojmë që prej shumë vitesh. Vecanërisht u bëj apel protestuesve që të mos bien pre e atyre politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim. Protestat qytetare e paqësore janë shprehje e demokracisë, ndërsa dhuna e cfarë do natyre qoftë është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi.

Ata duan ta sabotojnë edhe pranimin e Shqipërisë sonë të dashur në Bashkimin Europian. U bëj apel drejtuesve dhe forcave të policisë që të mos bien në grackën e provokimeve që mund të bëhen gjatë protestës, por të veprojnë me profesionalizëm e gjakftohtësi në respektim e zbatim të ligjit" thotë Brozi. Nesër në orën 11:00 opozita do të protestojë përballë Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 16/02/2019 13:59

    Po ti do tu japesh mend ,njerezve te ndershem ,se c'far mund te bejne .Po ti more zuzar e harrove te kaluaren tende .Po ti i harrove veprimet etua - si mik i pa drejtesise-,kur ishe Kryetar i gjikates se kasacionit.Armiku nuk behet mik .

    Përgjigju
  • Dauti: 16/02/2019 08:48

    Mire e ke ti Zef po maloket e tu nuk kuptojne, jane dru me pre. aftesia e malokut eshte te arrije sa nje kapter , ka thene nje koke e mencme

    Përgjigju
  • Liu të qiu: 15/02/2019 22:19

    O viçi pa lëpir o i gjithi këllir ti e sali viçidoli të hani mutin o analfabet o këllir që vjen era shëllir.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/02/2019 21:31

    Rrnofte Birisha arkitekt i dhines.Ai ka me kall Tiranen.Vec ai din me veprue

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)