Protesta duhet të ketë një moral

Protesta duhet të ketë një moral

Foto nga protesta

Ndërkohë që Europa dhe mbarë bota, po ndjek me interesim maksimal, ngjarjet në Ukrainë, tek ne (anapulla si gjithmonë) nisën protestat. Sali Berisha ishte i pari që deklaroi se “ka nisur stina pranverore e protestave popullore”. Duket sikur e ka nga “dhëmbshuria” për popullin,për ata që nuk kanë para për të blerë karburantin, për të paguar energjinë, apo taksat e rritura, gjithmonë sipas ish-liderit historik. Protesta ka qenë dhe mbetet legjitime në sisteme demokratike, por ne kemi qenë dëshmitarë të protestave të dikurshme. Të atyre protestave, ku rrihej populli, gazetari, hallexhiu dhe qyqari, kemi qenë dëshmitarë të veprimeve antiligjore të një policie politike dhe ushtarake, që merrte urdhëra me sms, nga deputeti, ministri apo shoferi Partisë Demokratike. Ashtu siç jemi dëshmitarë, të një kohe ndryshe, kur sot dilet për të protestuar paqësisht, dhe thyhen xhama, digjen makina, digjen zyra dhe institucione, dhe natyrisht policia procedon sipas ligjit, dhe nuk dhunon. Por le të kthehemi paksa tek “protestat pranverore”.

Realisht Sali Berisha, është në “kohë të artë”, pasi në 6 Mars fitoi Shkodrën, u rendit i dyti si formacion politik, dhe Lulzim Basha ka sot kundër 90 per qind të deputetëve, të cilët i kërkojnë largimin pas humbjes. Rritja e befshme e çmimeve të karburantit apo produkteve ushqimore, kishte shkak situatën e krijuar në Ukrainë,kurse protestat,ishin dhe mbeten të yshtura politikisht. Protesta legjitime, ka një përfaqësi, ka kërkesat e saj, dhe shtrohet në bisedime me qeverinë apo subjektin ndaj të cilit ka pakënaqësitë. E pavarur, nuk mund të quhet protesta e forumeve rinore të kujdo partie politike. E pavarur nuk mund të quhet protesta e yshtur nga një ish-kryeministër që kërkon rikthimin në skenën politike dhe në pushtet.

Ndaj mendoj se, protesta duhet të ketë një moral. Rritja e çmimeve, mbetet një shkak kryesor që natyrisht duhet të çojë në protesta lokale apo qëndrore. Por kurrë nuk quhen të tilla, kur pas “perdes” fshihet politika dhe politikani, kur pas tyre fshihen skenaristët e fajdeve, shpërthimit të depove të armatimit në 1997,Gërdecit, 21 Janarit, etj, etj. Jo, ato nuk quhen protesta popullore, por rrebelime politike të rrezikshme.

Mjafton të konstatosh kohën dhe momentin kur mbahen ato “protesta”, kërkesat ultimative dhe “zikzaket” e tjera me prapavijë politike, për tu bindur sa dëmtojnë ato grumbullime çështjen themelore të angazhimeve të Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, është momenti të jemi të bashkuar, të jemi të njehsuar me situatën ekonomike të krijuar, duke ndihmuar dhe jo dëmtuar fatin dhe të ardhmen e vendit.Analistët e protestave dhe “sinoptikanët” e ndryshimeve politike, duhet të mbeten në fatin e tyre. Ata nuk mund të dalin jashtë kontekstit logjik të situatave të krijuara edhe për vendin tonë,në kushtet e një krize globale ekonomike, financiare dhe politike. E kundërta, i shërben interesave të fuqive agresive, që po mundohen të trazojnë edhe Ballkanin, më tepë tepër se kudo tjetër duke nisur nga Tirana.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 15/03/2022 23:45

    Shumë e vërtetë analiza. Të gjithë e shohim se janë të stisura, s'janë të vërteta. Të detyrosh njerëzit të dalin në protestë, t'i frysh propogandës me megafon, më kujton kur u krijua sindikata e pavarur, të gjithë Pd-istat detyronin njerëzit të kalonin me këtë lloj sindikate, që pastaj e dimë se të gjithë vodhën, u bënë të pasur me pasuritë e bashkimeve profesionale. E njëjta shfaqje, i njëjti skenar sepse Sala dhe Iliri janë akoma, vodhën sa plasën dhe tani duan prapë pushtet. Nuk ka pse të lejohen të protestojnë duke bllokuar kryeqytetin, të protestojnë në një vënd të caktuar e të shprehen si të duan. Nuk po ju mohon njeri lirinë e shprehjes, por atë të protestave pa qëllim, filloi me naftën, kur s'ju doli gjë shtuan pikat një nga një, si tu thonë drogaxhinjtë e hajdutët që drejtësia i ka lënë të shijnë. Faleminderit që kemi akoma gazetarë me këmbë në tokë.

    Përgjigju
  • Tosi: 15/03/2022 21:09

    Anapulla je zotrote. Quhet Republika e Shqiperise jo "Popullore Socialiste". Ku Kushtetuta garanton lirine e shprehjes. Dhe nuk ka protesta me apo moral! Imoral ne kuptimin e raportit negativ me te verteten dhe respektin e dinjitetit te njeriut eshte ai shan dhe akuzon popullin si "tradhetar". Ata apo ato qe i bejne iso nuk jane me pak, pamvaresisht se udhehiqen nga servilizmi kronik apo patetik.

    Përgjigju
  • Erioni: 15/03/2022 19:15

    Shume e sakte ajaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur