Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur punën në komisionet parlamentare. Sot asnjëri prej ligjvënësve opozitarë nuk është paraqitur në mbledhjet e komisioneve pasi kanë zbritur në terren për të punuar për protestën e 22 dhjetorit që Sali Berisha ka thirrur para Kryeministrisë.

Ky vendim ishte marrë një ditë më parë në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike.