Protesta e Berishës, Babaramo: E quan ‘poshtërim’ kërkesën e SPAK për arrestin e tij! Poli Hoxha: I dëshpëruar! E turpshme braktisja nga Bardhi

Sot, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha u braktis nga deputetët e Bardhit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në protestën që thirri përpara kryesisë së Kuvendit ku po mbahen mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Lidhur me këtë çështje, debatuan sot në emisionin “Përballje” me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv, gazetarët Ilir Babaramo, Poli Hoxha dhe politologu Andi Mustafai.

Mungesën e Berishës në Këshillin e Mandateve, gazetari Babaramo e konsideroi si të parëndësishme përsa kohë që në komision u paraqitën avokatët e tij. Ndërsa theksoi se Berisha gjithmonë e ka konsideruar veten si imun ndaj problemeve me drejtësinë dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e tij e konsideron si ‘poshtërim’.

“Përsa kohë aty janë avokatët e Berishës, mospjesëmarrja e tij është nul sepse kushdo ka të drejtë të përfaqësohet përmes avokatëve. Është një vendim politik i tij. Kur tha që kërkojnë të më poshtërojnë, ka qenë 100% i sinqertë sepse gjatë 33 viteve në karrierën e tij politike  cdo raport që ka patur me drejtësinë e ka konsideruar si një sfidë si një poshtërim që kërkohet t’i bëhet. Sipas tij, procedurat janë të vlefshme për të tjerët por jo për atë që e konsideron veten si “lideri historik”, prijësi i madh etj me rradhë”- tha Babaramo.

Ndërsa gazetari, Poli Hoxha u përqendrua më së shumti tek protesta e thirrur nga Berisha, për të cilën tha se pati fjalime ku shprehej dëshpërimi i pjesëmarrësve, ndërsa mospjesëmarrjen e Bardhit dhe deputetëve të tij, e konsideroi si një veprim “të turpshëm”.

“Mbështetësit ishin të keqardhur sepse bëhet fjalë për fatin final për Berishën. Pamë dëshpërim tek fjalimet. Më bëri përshtypje fjalimi i Palokës që thoshte ku janë studentët, ku janë ata të rrugës së Astirit madje tha pse nuk ka ardhur Elton Qyno. Madje pashë edhe tone kërcënuese ndaj atyre që ishin brenda. Prisja më shumë njerëz, më shumë për nostaligji, ishte një testim për të enjten dhe e shikoj se ky është kulmi i Berisshës edhe me fanatikët e tij. Pamë një veprim të turpshëm të Bardhit që ka shkuar e ka firmosur tek kushtetuesja por fakti që sot nuk ishin as në Këshillin e Mandateve as në protestë, tregon se nuk janë për atë kauzën e protestës dhe e braktisën Berishën. Nuk e di se çfarë duan të arrijnë. Këta më mirë të thonë se gjithçka e kanë për një karrige deputeti sesa të sillen kështu.  U pa qartë mungesa e aleatëve, Mediu, të Dules, Dukës dhe e Ilir Metës. Një vetmi e madhe dhe dëshpëruese”- tha Hoxha.

Ndërsa politologu, Andi Mustafaj tha se fakti që ishte organizuar protestë duhet vlerësuar me idenë që tregohet se ka interes për të protestuar në një situatë shqetësuese. Sipas tij, Rithemelimi po përdor të gjitha mjetet demokratike. 

Sa i takon numrit të ulët të pjesëmarrësve në protestën e Berishës, gazetari Poli Hoxha e cilësoi këtë si një “resto” për ish-kryeministrin, i cili sipas tij gjithmonë përqendrohej në numrat e lartë të qytetarëve në protestat që thërriste dhe jo tek problemet konkrete të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
Babaramo rrëfen dhunën e militantit të Berishës ndaj ministrit të Jashtëm në vitin 1999: U rrah në mënyrë barbare në Bruksel, e pashë me sytë e mi

 

Gazetari Ilir Babaramo në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj teksa foli për braktisjen e Berishës në protestën e tij më të fundit të organizuar para kryesisë së Kuvendit, rrëfeu edhe një episod dhune nga një militant i Berishës ndaj ministrit të Jashtëm në vitin 1999.

Pavarësisht se Babaramo nuk përmendi emrin e ministrit, sipas historikut të qeverive shqiptare, rezulton që asokohe ministër i Jashtëm ka qenë Paskal Milo. Gazetari tha se pushteti i Berishës ishte tek militantët e dhunshëm që i mblidheshin në protesta.

“Berisha e ka humbur mbështetjen prej kohësh që në përplasjen e parë që ka pasur brenda radhëve të veta, me Neritan Cekën e me rradhë, pushteti i Berishës ishte tek pjesa e mitingdashësve shpesh të dhunshëm që përcaktonin se kush do ta merrte lidershipin e PD-së. Deklarata e tij e vitit ’98 ku thoshte se mjaftojnë çunat e Lacit dhe të Mamurrasit për të marrë pushtetin tashmë nuk vlen më sepse edhe ata kanë ikur atje ku është paraja.

Mjafton të shikoni njërin, del e bën si intelektual e hiqet si pronar trojesh. Ai ka qenë një ndër Izetët e Berishës që rrihte kundërshtarët politikë të tij. Kam qenë vetë i pranishëm kur isha reporter, e kam parë me sytë e mi kur ministrin e Jashtëm të vitit 1999 në hollin e hotelit kryesor në Bruksel e ka rrahur në mënyrë barbare. Një zotëri burrë, të rrihej në atë mënyrë...”- tha Babaramo.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapa: 19/12/2023 09:03

    Me e turpshme eshte te perkrahesh korrupsjonin!

    Përgjigju
  • xhemal: 18/12/2023 18:34

    Gimi e poli Jane besimtaret e salizmit..nuk fshihen dot .Kane lene njolle te madhe kudo ne cdo fjale ,bisede ,emision apo shkrim..Kane qene mbeshtetes te dhunes,urrejtjes,percarjes,anarkise,shpifjes duhet te lahen mire te mjekohen mire,qe te besohen se nuk jane ne anen e drejte te historise

    Përgjigju
  • Mario: 18/12/2023 17:01

    Po pse, arrestimi dhe burgimi i ish presidentit te Frances Sarkozy per korrupsion, poshterim ishte, apo tregoi se ai ishte i barabarte para drejtesise si kushdo tjeter?

    Përgjigju
  • Cungu: 18/12/2023 16:40

    Ore ky Poli sikur tha qe brenda Nëntorit arrestohet Meta, apo nuk i doli falli.

    Përgjigju
  • Ben: 18/12/2023 16:26

    Exeplare llogjika e ketij zotnise,Andi Mustafaj,se ishte dhe djale i ri.Me mire te ishte tek Sala tek miting per mosbindje civile gjoja,i takonte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos