Protesta e Berishës, Kapllanaj për Report Tv: Revolucion imagjinar, zhgënjyes për demokratët, më keq se Basha! Tubimi i së hënës? Qesharak

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier e ka cilësuar imagjinar revolucionin e ish kryeministrit Sali Berisha, gjë të cilën ky i fundit e premton para çdo proteste të tij. Agron Kapllanaj për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se edhe përshtypjet që Berisha ka dhënë te demokratët kanë qenë zhgënjyese, aq sa edhe të reflektuar se nuk do të arrijë asnjëherë partia demokratike pushtetin.

“Nuk isha në protestë se Berisha më akuzon se jam bashkëpunëtor i Ramës. Jam i lodhur nga revolucioni i tij. Revolucion imagjinar, s’ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur asnjëherë. S’u mbush mendjen dot askujt.”- tha Kapllanaj.

Ai foli edhe për zhgënjimet e demokratëve, të cilët sipas tij janë shprehur se më të kënaqur kanë qenë me protestat e Bashës sesa me Berishën, madje prej tij kanë humbur çdo shpresë se pd do vijë ndonjëherë në pushtet. Ngërçi i opozitës është vetë Berisha, shpjegon Kapllanaj për Report Tv.

“Më tha dikush sot: Sot erdhëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe bëmë xhiro. Ishte më mirë kur ishte Basha, sepse ne dikur bë nim diçka sepse në fund të fundit, protestë është. Kjo ishte një protestë sa për të thënë,. Dhe mua ky person më tha, nuk shkoj më në asnjë protestë por të hënën do iki në Greqi. Për aq kohë, sa është Berisha në krye s’vjen opozitarizmi në pushtet. Duhet të vijë dikush që s’ka asnjë mëkat mbi shpatulla dhe është figurë e re. Është për të ardhur keq në fakt, sepse jo vetëm ky por të gjithë duan të ikin.

Protesta e së hënës, qesharake. Ju mendoni se qytetarët që ishin sot do shkojnë në protestë? Sigurisht që jo. E vetmja zgjidhje është largimi i Berishës.”- vijoi ai.

Kujtojmë se protesta e 11 shkurtit të Berishës u thirr për të rreaguar ndaj skandalit të agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, akuzat e së cilit, opozita ja ka kaluar edhe Edi Ramës. Jo më shumë se 10 mijë vetë i janë përgjigjur thirrjes për të protestuar kundër asaj që opozita e konsideroi si skandalin e shekullit, më të rëndin në historinë e vendit dhe për të cilin kishte thirrur 100 mijë vetë për të nisur ‘betejën pa kthim’. Pamjet e siguruara nga Report Tv me dron treguan një grumbull protestuesish pranë podiumit të instaluar para Kryeministrisë dhe disa qindra të shpërndarë metrave të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?