Protesta e Berishës/ Kulluri në 'Real Story': Nuk prodhoi asgjë! Minzhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime! Çupi: Berisha po bën lëvizjet e fundit

TIRANË- Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri. Sipas Çupit, Berisha e di që po ndodh diçka dhe prandaj po bën edhe lëvizjet e fundit.

“Nuk prodhoi asgjë. Dolëm të shtunën siç ishim të enjten në darkë”, tha Kulluri.

Sot Kim thuajse e ka dhënë përgjigjen. Tha një gjë e madhe po ndodh. Besoj se ju po e ndjeni në ajër. Janë falët e saj të drejtpërdrejta. Berisha e di që po ndodh një gjë e madhe dhe po bën lëvizjet e fundit, lëvizjet maksimale , jashtë ligjore. Protesta ishte hajdeni ju nga gjithë Shqipëria se do mbaj një fjalim. Historia është personale, nuk është politike. PD është ajo që njeh ligjin”, tha Çupi.

Sa i përket analistit Skëndër Minxhozi, ai thotë se një qeveri nuk mund të rrëzohet me manifestime. Për pjesëmarrjen, Minxhoi thotë se protestuesit nuk ishin prurje vullnetare, pasi kanë ardhur nga qytete të tjera me urban, por sipas tij protestës do i shihej vlera nëse Berisha do mund ta realizonte njëkohësisht në shumë qytete.

Minxhozi thotë se ish-kryeministri është në ‘gjendje alarmi’ për shkak se ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për çështjen e kontrollit të PD-së, ndërkohë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale.

“Protesta është kombëtare që vijnë me autobusë nga e gjithë Shqipëria. Nuk janë prurje vullnetare, që vijnë vetë. Ca tregon një shesh i një qyteti i mbushur me persona të ardhur nga shumë qytete. Nëse nuk je i zoti ta bësh në shumë qytete, kjo nuk ka vlerë të numërohet. Dhe e dyta, kur protesta kundër qeverive në atë bulevard kanë atë trajektore kohore, 2 ose 3 orë, Ramës dhe Berishës dje mund ti shkosh me 300 mijë veta dhe nuk ja merr dot pushtetin. Qeveritë nuk bien me manifestime. Alarmi është se kauza juridike është ende pending. Kërkon të bëj negociata elektorale me një parti që është pending dhe KQZ nuk ia pranon. Dy muaj e gjysmë nuk është thënë që janë përgatitur për këtë ditë. Na thanë bëhu gati më 1 shtator, nuk u bë as me 12 nëntor. Ka shumë probleme brenda vetes dhe nuk ka asnjë siguri se në zgjedhjet e ardhshme lokale do dalë fitimtare”, tha Minxhozi.  

Shpëtim Nazrko shprehet se Berisha nuk njihet nga gjykata në krye të PD-së, por ‘de facto’ është ende kryetar Lulzim Basha. Nga ana tjetër Kulluri shprehet se Berisha dhe Basha duhet të heqin dorë nga drejtimi i PD-së dhe t’i hapin rrugë reformimit të Partisë, pasi sipas tij Berisha nuk mund të vijë më në pushtet, por nga ana tjetër Basha tregoi që nuk mund ta sjellë këtë parti në pushtet.

“E kam kritikuar shumë herë, besoj që Basha është kryetari real pavarësisht pakënaqësive. Besoni te rikthimi? Ai është kryetari de facto”, tha Nazarko.

Të heqin dorë nga ambicia për të drejtuar këtë parti, njeri ka humbur zgjedhjet, tjetri ka 8 vite në opozitë. Janë lider të thyer. Berisha ka 30 vjet në politikë, s’mund të thotë jam ofertë e re. Dy njerëz që nuk mund ta drejtojnë partinë, duhet të hapin rrugë që partia të reformohet. Njëri nuk mund të kthehet në pushtet, tjetri se solli në pushtet”, u shpreh Kulluri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pavel: 18/11/2022 11:33

    Protestat e Berishes dhe te Metes nuk prodhojne asgje.Kenaqur me pak dhe aq me shume te gezuar!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion