TIRANË- Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze është tallur me protestën e bërë sot nga ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai ka komentuar me ironi pjesëmarrjen e ulët në protestën e sotme, e që sipas tij e gjitha është një tregues i fundit të Berishës.  

“Brenda një jave nuk mbledh dot as një të katërtën e pjesmarrësve të Foltores në stadium. Altin Goxhaj ka pas mbledh më shumë kundër "Sorosit". Fundi i një mashtruesi që hallet e veta i shet si halle të kombit”, shkruan Baze.

Protesta u zhvillua sot përballë kryeministrisë, ku siç u pa në pamjet me dron të filmuara nga Report Tv, u vu re një pjesëmarrje e ulët. Protesta nisi me thirrje kundër Ballkanit të Hapur dhe përfundoi me paralajmërimin e fortë për Lulzim Bashën se nëse nuk do njihte vendimin e shumicës.