'Bëni një hap pas'/ Rama i përgjigjet Metës: Qeveria bën vetëm hapa përpara

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë u bëri apel palëve, shumicës dhe opozitës që të bëjnë një hap pas për të zgjidhur krizën politike në prag të vendimit të qershorit për hapjen e negociatave. Basha e refuzoi ftesën e kreut të shtetit, ndërkohë që edhe kryeministri Rama sot i ktheu përgjigje Metës nga Fieri gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të turit 'Bashkia që duam'. Rama u shpreh se qeveria dhe Partia Socialiste nuk do të bëjnë asnjë hap pas, por vetëm përpara. "Një gjë është e sigurt, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, as nuk ka dhe as nuk do të ketë. Kjo shumicë kurrë nuk bën gabime të qëllimshme për të tradhtuar interesat e atdheut. Iu garantoj që PS-ja dhe qeveria jonë nuk bën asnjë hap mbrapa, por vetëm përpara" deklaroi Rama.

E ndërsa kryeministri Rama vijonte takimin me qytetarët një grup simpatizantësh demokratë protestuan duke kërkuar largimin e tij nga pushteti. Rama i cilësoi si '100 petritat e Saliut' që po kërkojnë që të bëjnë revolucion. "Atje ku  ishim, ku duan të na kthejnë ata pas. Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve.
Sikur la rrugët, rrugëve e nxori PD-në rrugëve" tha Rama. Në fund të fjalës së tij ai rikonfirmoi edhe njëherë rikandimin e Armando Subashit për bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 30 qershorit, për të cilat tha se opozita do të marrë pjesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
'Të marrshin të keqen, u bëfsh 100-vjet kryetar shteti'/ Rama batuta: Hyri ilegalisht (VIDEO)

Gjatë takimit në Fier disa qytetarë treguan rastet e tyre të zgjidhjes së problemeve në kohë rekord përmes platformës së bashkëqeverisjes. Rama u shpreh se "deputetët ankohen se ndonjëherë ministrat nuk u hapin telefonin, ndërsa me qytetarët nuk kanë asnjë shans" tha ai.

Ndërkohë që nuk munguan batutat. Një grua, pasi falenderoi kryeministrin për punët e mira që sipas saj ka bërë në qeverisje tha "Jam anëtare partie, votën do ia japim këtij, kush e ka inati i marrë të keqen, u bëfsh 100 vjet kryetar shteti, sikur të kishe ardhur 10 vite më parë, Shqipëria do të ishte më mirë. Edhe Armando (kryetari i bashkisë) e ka bërë qytetin Amerikë)" tha ajo.

E ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje, Rama tha "Nuk është e platformës, ka dalë vetë, ka hyrë në mënyrë ilegale, nuk është nga ata të platformës. O zot si na hyrë kështu. Po si hyrë kështu, apo pe ato në parlament, prandaj ikën ata që donin të merrnin fjalën pa leje" tha ajo.


Ora 12:12
'Votim elektronik o lale'/ Rama: Kur Luli takonte fshehurazi doktoreshën në kohën e çadrës

Kryeministri Edi Rama tha sot se në kohën kur PD-ja ishte në çadër, Basha takonte fshehurazi Monika Kryemadhin, që sot është kryetare e LSI-së. "Kemi përgatitur reformën zgjedhore. Por, Luli varet ca kasete fut, atëherë kishte atë 'votim dhe numërim elektronik o lale se ndryshe nuk bëhet gjë'. Dhe ne kemi studime dhe jemi gati ta testojmë, por ai ka ndërruar kasetën ndërkohë. Tani është kaseta e re. Kur këndonte kasetën e vjetër doktoreshën e takonte fshehurazi, ndërsa tani doktoresha e mban për krahu nuk e lë" tha Rama.

Ora 12:06
Rama: Opozita do të futet në zgjedhjet e qershorit, i pret humbja

Me apo pa opozitën zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen deklaroi kryeministri Rama nga Fieri. "Nuk e di nëse do të futen në zgjedhje apo jo, unë them do të futen, por si të duan dhe ta duan ata. Por ata nuk fitojnë dot asnjë nga bashkitë që ne kemi dhe nuk mbajnë as gjysmën e atyre që kanë. Dhe po vijuan kështu edhe më keq do të jetë, sikur e bënë me çadrë dhe në fund thonin nuk jemi të përgatitur" tha ai.

Ora 11:55
Protestat e opozitës/ Rama: Po ngushtohet laku i drejtësisë

Edhe nga Fieri, kryeministri Rama u shpreh se opozita proteston pasi ka hallin e drejtësisë së re. "Kujt ti dorëzohemi? Atyre te kthesa? Që në kthesë, janë do të mbeten dhe nuk kanë për ta marrë dot nëse kohët nuk do të ndahen nga kush i ka marrë peng. Peng i ka marrë koka që nuk di ku i çon. Ne iu kujtohet shumë mirë. U lodh nëpër Shqipëri dhe gjithë verën fjeti gjumë. Ndërsa tani prapë nga e para, jo në çadër, por rrugëve. Kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkitë e Kamzës, Shhkodrës, Kavajës dhe të tjerë. Vijnë edhe ata që u mbyllën lojërat e fatit se kushedi mund të na dalë fati rrugëve. Se po vijnë zgjedhjet, se do të vijnë në Fier, do të kandidojnë Luanin, me ata 100 veta atje? Cfarë do të thotë, se do e kthejmë Gjanicën sikur ishte? Duan të krijojnë gjithë alibinë se zgjedhjet janë kot, blihen dhe shiten. Kanë edhe një hall tjetër, ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po ngushtohet laku. Disa halle ata i kanë ua di tërë populli" tha ai.

Ora 11:55
'Bleve deputetët e rinj'/ Rama: S'i mbajta dorën Lulit, por ata nuk janë budallenj

Opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se ka blerë kandidatët nga listat e tyre vijuese që të pranojnë mandatin e deputetit. Por, Rama sot iu përgjigj Bashës dhe Kryemadhit nga Fieri. "Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension. Pse do të rrijë pas Luanit. Mirë që nuk kanë ide në parlament, por kanë edhe Saliun dhe thanë po ikim. Keni parë ju që kandidati për kryeministër i Shqipërisë vjen me xhup me vezë në xhep dhe ai tjetri vjen edhe m'i hedh mua.

Shumica këtu janë normalë jo si këta që po bëjnë revolucion aty jashtë. Pak e nga pak ata po treten rrugëve" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 09/03/2019 18:12

    Qelbesire Saliu me taborret e tij por edhe ky qe uleret dhe nuk zgjidh asgje.Te bertasesh nuk do thote se u zgjidhen problemet. Mesa duket ama shume njerezve ju pelqen uleritja pa rezultate se i kenaq shpirterisht dhe asgje me teper.Rama duhet ta dije se populli do rezultate dhe keto gjashte vjet qeverisje pervec disa trotuareve te bukura si dhe shperblimeve te Lulit per pallatet e tij pa leje me paret e taksapaguesve shqiptare asgje nuk ka bere.Ne krye te te ashtuquajturit shtet qendron akoma ai qe duhej te ndeshkohej si dhe qindra e qindra kriminele politike e shteterore qe nuk jane ndeshkuar.Vitet kalojne dhe ky bertet si gjeli ne maje te plehut dhe do vazhdoje edhe ne vitet ne vazhdim dhe populli dele pret!Deri kur se?

    Përgjigju
  • sali kanabisi: 09/03/2019 17:07

    U lazdruan fukarenjtë

    Përgjigju
  • Rama IK: 09/03/2019 14:05

    Shume e qarte Rama perpara militanteve dele te PS pa kuptuar qe pjese Me e MADHE e popullsise jeton Me 100 euro ne muaj Dhe 20/100 I TVSH po SHKATERON BIZNESIN DHE INSTIKTIVISHT SI PULAT PA KOKE PERPLASIN DUART PAKUPTUAR SE PERSONI QE NDODHET PERPARA TYRE QE QUHET ED DIKTATOR RAMA PO RENON POPULLSINE

    Përgjigju
    • @Rama ikut: 09/03/2019 15:07

      Ishte më mirë me SALIUN!? QË Futi edukatën e mos pagimit të taksave, dritave, ujit dhe cdo shërbimi tjetër, dhe pse e bëri do mendosh ti si is zgjuar që je, e bëri sepse kur vet grabit miliarda duhet që në fund tja hedhësh fajin atyre që vjedhin thërrimet si psh, dritat, ujin, taksat e makinave dhe shumë detyrime të tjera.. Dele dhe Idiot je ti o mjeran i PD që ju duket flori cdo gje që shkëlqen, dhe nuk e kuptoni që dhe copa e mutit shkëlqen nën rezen e diellit. Dhe të dish dicka që un që po shkruaj as nuk më plas fare Ka.i për RAMËN dhe PS, Por duke jetuar në një shtet ku cdo njeri paguan taksat për të mbajtur në këmbë një shtet, kaq ndjej detyrim që t'jua them disa idiotëve si puna jote. Mirëmbetsh dhe kujto vetëm që Sali Berisha për tu bërë miliarder tradhtoi interesat kombëtare duke thyer embargon e naftës me SERBINË KY ËSHTË SALI MUTI JOT O RAMA IK...

    • Shqiptar: 09/03/2019 15:00

      Shqiptaret nuk mattin mendjen e shpelles dhe shpellareve se ke do votojne.

  • Vlonjati: 09/03/2019 12:06

    Saktë, tufë debilash, kokëpalarësh të PD që duan vetëm rrëmujë. ***Sa për sqarim nuk më rruhet as për ty Rama.*** Po në këtë rrëmujë që ka hapur PD me ca legena, nuk mund të ri pa e thënë mendimin tim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë